Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë nga dita e enjte teksa blihet sot me 120.8 lekë dhe shitet me 121.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas rënies së fortë të ditës së djeshme pasi është blerë sot me 140.6 lekë dhe është shitur me 141.7 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor nuk ka pësuar luhatje këtë ditë të fundit të javës duke vijuar njësoj si dje të blihet me 115.2 lekë dhe të shitet me 116 lekë.
/SCAN