10.5 C
Tirana
Monday, February 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutomjeti përplaset me një kalë në Lushnje, një pasagjere e dëmtuar: Çfarë...

Automjeti përplaset me një kalë në Lushnje, një pasagjere e dëmtuar: Çfarë duhet të dimë nga siguracionet?

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tri Ura në Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që i ka dalë papritur përpara, duke e bërë përplasjen të pashmangshme, sidomos në kushtet e errësirës.

Si pasojë e aksidentit, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit ka mbetur e lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Siguracionet që aktivizohen

Në raste të tilla, nga pikëpamja e siguracioneve, siguracioni i parë që aktivizohet është ai i detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Si palë e tretë konsiderohet edhe pasagjerja e mjetit, ndaj siguracioni TPL i drejtuesit të BMW do të mbulojë shpenzimet spitalore të saj.

Kufiri i mbulimit të të gjitha dëmeve që mbulon një siguracion TPL shkon deri në 750 mijë euro.

Në varësi të përfundimeve të raportit policor, TPL mund të mbulojë edhe dëmin e shkaktuar ndaj kafshës së aksidentuar, e cila gjithashtu konsiderohet palë e tretë, duke i dhënë pronarit të saj të drejtën e dëmshpërblimit.

Për dëmet e pësuara nga vetë automjeti, mbulimi është i mundur vetëm nëse mjeti ka siguracion KASKO, pasi dëmet materiale në këtë rast përllogariten në disa mijëra euro. KASKO mbulon dëmet materiale edhe në mjetin shkaktar të aksidentit.

Nëse drejtuesi i mjetit do të rezultonte se ka qenë nën ndikimin e alkoolit deri në masën 0.5 mg/L, dëmet materiale ndaj palëve të treta deri në 10 mijë euro mbulohen nga siguruesi. Këtë do ta garantonte siguracioni TPL Plus. 

Ndërkohë, dëmtimet dhe shpenzimet mjekësore të drejtuesit të mjetit mund të mbulohen nga sigurimi i aksidenteve personale, i cili garanton dëmshpërblim deri në 24 paga mujore ose dy paga vjetore në rast humbjeje jete, si edhe shpenzime spitalore deri në 2 mijë euro në rast aksidenti.

Dëmet e paguara

Në siguracionet motorike, ku dëmet janë të shpeshta dhe shpesh urgjente, një kompani e fortë financiarisht dhe e organizuar mirë bën diferencën mes një sigurimi që ekziston vetëm në letër dhe një sigurimi që funksionon realisht në praktikë.

Në një treg me 8 kompani, në industrinë e sigurimeve të jojetës SIGAL paguan 21.27% të dëmeve totale të tregut në sigurimet motorike, përkatësisht 1,390,355,000 Lekë, ose rreth 14.41 milionë euro.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat