16.75% të dëmeve totale në industrinë e sigurimeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-RMV paguhen nga SIGAL.
Përkatësisht SIGAL paguan 26.02% të dëmeve totale në industrinë e sigurimeve në Shqipëri ku operojnë 8 kompani sigurimesh, 15% të dëmeve totale në industrinë e sigurimeve të Kosovës ku operojnë 13 kompani sigurimesh, 10.92 % të dëmeve totale në industrinë e sigurimeve të Maqedonisë së Veriut ku operojnë 11 kompani sigurimesh.
Mbi 280 milionë euro ishte fatura e dëmeve të mbuluara nga sigurimet përgjatë vitit 2025 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, jetë dhe jojetë të marra së bashku.
47 milionë euro, ose 16.75%, i pagoi SIGAL INSURANCE GROUP.
Mbi 11.9 milionë euro dëme u paguan në Maqedoni të Veriut, rreth 13 milionë euro dëme u paguan në Kosovë dhe mbi 22 milionë euro u paguan në Shqipëri.





