13.5 C
Tirana
Thursday, February 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet11.25% e totalit të dëmeve jetë dhe jojetë në Maqedoninë e Veriut...

11.25% e totalit të dëmeve jetë dhe jojetë në Maqedoninë e Veriut paguhen nga SIGAL

SIGAL ka paguar gjithsej 764.7 milionë denarë maqedonë në dëme nga sigurimet e jetës dhe jojëtës të marra së bashku në Maqedoninë e Veriut, duke përfaqësuar 11.25% të totalit të pagesave të tregut të sigurimeve.

Në Maqedoni të Veriut operojnë 11 kompani sigurimesh.

Në terma financiarë, kjo shumë përkthehet në mbi 1.18 miliardë lekë shqiptare ose rreth 12.24 milionë euro, duke konfirmuar rolin e SIGAL si një nga kontribuesit kryesorë në tregun maqedonas të sigurimeve.

Pagesat totale të dëmeve nga i gjithë tregu i sigurimeve (jetë dhe jojëtë) në Maqedoninë e Veriut kanë arritur në rreth 6.8 miliardë denarë maqedonë, ku SIGAL mban një peshë të qëndrueshme dhe domethënëse.

SIGAL ka paguar gjithsej 103.9 milionë denarë maqedonë në dëme nga sigurimet e jetës në Maqedoninë e Veriut, duke përbërë 8.51% të totalit të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve maqedone për këtë segment.

Ndërsa në sigurimet e jojetës ka paguar 660.8 milionë denarë maqedonë, duke përfaqësuar 11.85% të totalit të pagesave të tregut për këtë kategori sigurimesh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat