12.5 C
Tirana
Thursday, February 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL paguan mbi 8.5% të dëmeve në sigurimet e jetës në Maqedoninë...

SIGAL paguan mbi 8.5% të dëmeve në sigurimet e jetës në Maqedoninë e Veriut

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) publikoi raportin mujor për dhjetor 2025 në sigurimet jetë dhe jojetë. Më herët pati publikuar edhe muajin nëntor dhe tetor dhe 9-mujorin janar-shtator 2025.  

Nga të dhënat paraprake, në total, rezulton që SIGAL ka paguar gjithsej 103.9 milionë denarë maqedonë në dëme nga sigurimet e jetës në Maqedoninë e Veriut, duke përbërë 8.51% të totalit të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve maqedone për këtë segment.

Në vlerë financiare, pagesat e SIGAL përkthehen në rreth 161 milionë lekë shqiptare ose 1.66 milionë euro, duke reflektuar një peshë të konsiderueshme në tregun maqedonas të sigurimeve të jetës.

Totali i dëmeve të paguara nga i gjithë tregu arrin në mbi 1.22 miliardë denarë maqedonë, çka e pozicionon SIGAL si një nga aktorët relevantë në këtë sektor financiar në Maqedoninë e Veriut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat