15.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMesatarja e industrisë në Kosovë 43.64%, SIGAL Kosova regjistron 55.14% siguracione vullnetare

Mesatarja e industrisë në Kosovë 43.64%, SIGAL Kosova regjistron 55.14% siguracione vullnetare

Shitja e një sasie sa më të madhe të produkteve vullnetare dhe diversifikimi i ofertës kanë një rëndësi të madhe për kompanitë e sigurimeve.

Së pari, rritja e shitjes së produkteve vullnetare siguron burime shtesë të të ardhurave dhe ul varësinë nga sigurimet e detyrueshme, duke forcuar qëndrueshmërinë financiare të kompanisë.

Së dyti, diversifikimi i ofertës i mundëson kompanisë të adresojë nevoja të ndryshme të klientëve, të tërheqë segmente të ndryshme të tregut dhe të zvogëlojë rrezikun e humbjeve që mund të vijë nga një produkt ose sektor i vetëm. Një portofol i larmishëm produktesh rrit gjithashtu konkurrencën dhe besueshmërinë e kompanisë, duke e bërë atë më fleksibël dhe më rezistente ndaj ndryshimeve të tregut.

SIGAL KOSOVA është një shembull i pastër i diversifikimit të ofertës. Mesatarja e tregut të industrisë së sigurimeve në Kosovë është 43.64%, ndërsa SIGAL Kosova 55.14% të produkteve të veta i shet si produkte vullnetare të sigurimit.

13,091,207 euro SIGAL Kosova i arkëton si prime bruto të siguracioneve vullnetare, duke patur shifrën më të lartë nominale në treg, si edhe përqindjen më të lartë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat