14.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSIGAL paguan 16.75 % të dëmeve totale në tregun e siguracioneve të...

SIGAL paguan 16.75 % të dëmeve totale në tregun e siguracioneve të Kosovës

SIGAL Kosova, sipas buletinit statistikor vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, përpiluar nga Departamenti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve për ecurinë vjetore të industrisë së sigurimeve në Kosovë, paguan 31.1% të dëmeve sigurimeve të jetës dhe 14.63% të dëmeve sigurimeve të jojetës.

Përkatësisht SIGAL Kosova pagoi 65 raste dëmesh me 598,821 euro në sigurimet e jetës.

Në sigurimet e jojetës SIGAL Kosova pagoi 28,440 raste dëmesh me 12,384,416 euro në sigurimet e jojetës.

77,540,839 euro ishte totali i dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve në Kosovë, jetë dhe jojetë të marra së së bashku.

12.983.000 euro ishte totali i dëmeve të paguara, jetë dhe jojetë, nga SIGAL Kosova.

16.75% të totalit të dëmeve, jetë dhe jojetë të marra së bashku, me 12 kompani operuese, në Kosovë paguhen nga SIGAL, që e bën kompaninë me shifrat më të mëdha dhe me përqindjen më të lartë të pagesës së dëmeve në industrinë e sigurimeve të Kosovës.

Pagesa e dëmeve është një tregues kyç i besueshmërisë dhe performancës së një kompanie sigurimesh, pasi reflekton aftësinë e saj për të mbështetur klientët kur kanë nevojë dhe ndikimin real të saj në treg.

SIGAL Kosova, në shembullin e të gjithë SIGAL Insurance Group, dallon në korrektesë, përpikërinë dhe shpejtësinë e pagesave të dëmeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat