Një shpërthim ka ndodhur në një Universitet privat pranë Rinasit në Tiranë.
Mësohet se në pjesën e kuzhinës ka patur rrjedhje gazi duke shkaktuar edhe një shpërthim.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa kanë nisur verifikimet për ngjarjen.
Informacioni i Policisë Tiranë:
“Më datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit”.
Pamje nga vendngjarja:
Lexo edhe: Dimri trokiti, bombulat e gazit përdoren masivisht! Si të parandaloni fatkeqësitë në pronën tuaj
Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.
Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi në SIGAL UNIQA Group Austria sigurimi i banesës apo biznesit tuaj kushton duke nisur nga 1 euro për m2 ose 5 mijë lekë në vit.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
Zjarri i ardhur nga fqinji.
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
RAPORTI I AMF
Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2021 siguruan mbi 2,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.49%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.79% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2021, vihet re një rritje prej 34.55% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.99% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.
Po sipas AMF, SIGAL UNIQA është kompania më e besuar te shqiptarët sa i përket Sigurimit të Pronës duke zotëruar 41% të tregut.
Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës