Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, thuajse gjysma e dëmeve totale në treg të aksidenteve dhe shëndetit, paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.
SIGAL pagoi në periudhën janar-dhjetor 2025 354,864,000 Lekë dëme, ose 3.68 milionë euro.
Tregu i sigurimeve, me 8 operatorë, në këtë drejtim, përgjatë vitit 2025 pagoi 741,248,000 Lekë ose afërsisht 7.69 milionë euro.
SIGAL pagoi 47.87% të totalit të dëmshpërblimeve të paguara nga tregu i sigurimeve për aksidentet dhe shëndetin.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë zë, SIGAL ka paguar 9.5% më tepër dëme se sa përgjatë vitit 2024.




