Sipas raportit zyrtar vjetor, për periudhën janar-dhjetor 2025, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL, përgjatë vitit, pagoi 241,936,000 Lekë si dëmshpërblime për siguracionet e pronës nga zjarri, katastrofat natyrore dhe dëmtimet e tjera.
Shifra është e përafërt me 2.51 milionë euro.
Në total, i gjithë tregu i sigurimeve, me 8 operatorë, pagoi 576,311,000 Lekë dëmshpërblime, ose 5.97 milionë euro.
SIGAL paguan 41.98% të totalit të dëmeve në siguracionet e pronës në raport me të gjithë tregun e sigurimeve në vend.




