Viti 2025 shënoi një hap të rëndësishëm për SIGAL Invest Pension Fund në drejtim të digjitalizimit, transparencës dhe lehtësimit të përvojës së anëtarëve.
Këto nënvizoheshin në një email përmbledhës që Fondi i Pensioneve SIGAL u shpërndau në formën e një ekstrakti-bilanci vjetor partnerëve dhe anëtarëve të vetë ditën e djeshme.
Ky bilanc, me shumë sinjale pozitive, theksonte se rritja e qëndrueshme, disiplina dhe vlera afatgjatë e anëtarëve të saj e konfirmuan si kompaninë e fondeve të pensioneve private më të besueshme.
Rritja e aktiveve me mbi 40 milionë euro asete ose kursime klientësh në një treg total 100-milionësh, menaxhimi i besueshëm, i kujdesshëm, konservator i rrezikut dhe garancitë mbi mbrojtjen e kapitalit vijuan të palëkundshme.
Me 4.55% normë kthimi, duke synuar 4.8%, kompania synon që njëherësh të vijojë zgjerimin e anëtarësisë dhe të përshpejtojë e thellojë edhe më tej procesin e digjitalizimit.
Përmes aplikacionit të dedikuar të Fondit të Pensionit, ekstrakteve mujore dhe vjetore, si dhe integrimit të plotë bankë–pension, anëtarët kanë sot kontroll në kohë reale mbi kursimet e tyre dhe informacion të qartë në çdo moment.

Paralelisht, rritja e kufirit të kontributeve pa tatim nga 40,000 në 50,000 lekë sjell një impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në të ardhurat neto dhe në ndërtimin e kursimeve afatgjata.
Siguria dhe mbështetja ndaj klientit mbetën shtylla kyçe të këtij zhvillimi. Autorizimi i pajisjeve të sigurta, verifikimi 3D Secure për pagesat online dhe standardet e larta të mbrojtjes së të dhënave garantuan një akses të shpejtë dhe të mbrojtur.
Ndërkohë, Bankieri Personal, videot udhëzuese në BKT Smart dhe menaxhimi i thjeshtuar i shërbimeve shtesë forcuan orientimin praktik dhe komoditetin e përditshëm të anëtarëve.
Partneriteti strategjik me BKT Smart vendosi një benchmark të ri për tregun e pensioneve private në Shqipëri.
Hapja digjitale e fondit të pensionit, onboarding-u end-to-end dhe aksesi 24/7 e kthyen pensionin privat në një funksion natyror të banking-ut modern.
Duke parë përpara në vitin 2026, SIGAL Pension synon të ndërtojë mbi këtë bazë me më shumë rritje, edukim financiar dhe standarde, duke e bërë pensionin privat gjithnjë e më të thjeshtë, të sigurt dhe të orientuar drejt së ardhmes.




