Nga statistikat e detajuara rezulton se në 87.7 % të rasteve, aksidentet rrugorë kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Numri më i lartë i aksidenteve, gjatë kësaj periudhe, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 33.1 % të numrit total të aksidenteve.

Në muajin dhjetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 20,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë dhe të dielë me nga 10,8 % secila.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.




