5.5 C
Tirana
Monday, March 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë harrosh përkohësisht, të fitosh përgjithmonë: Historia e një zonje nga Elbasani...

Të harrosh përkohësisht, të fitosh përgjithmonë: Historia e një zonje nga Elbasani që zgjodhi SIGAL Invest

E dini që në botën e financave harresa nuk shëron vetëm plagë? Ajo shëron dhe pasuron. Harresa mund të jetë investim strategjik nëse kjo është harresë e përkohshme.

Le të ndjekim historinë zonjës Megi nga Elbasani, e cila në vitin 2013 u largua nga Shqipëria dhe brenda 12 vjetëve, mbi shumën e “harruar”, fitoi mbi 40% të vlerës së parave.

Në janar të vitit 2013 ajo ishte anëtarësuar në fond dhe brenda pak muajve, kishte kontribuar 510,000 Lekë, kursimet familjare.

Në fund të atij viti kishte ndërtuar një korrespodencë me SIGAL Invest, ku studionte mundësinë nëse mund ta prishte investimin për shkak se po largohej nga Shqipëria.

Pasi ishte njohur me disavantazhet strategjike të prishjes së atij investimi ishte këshilluar me zgjuarësi nga agjentët tanë, që ato para t’i linte të flinin dhe të përfitonte nga interesi i përbërë.

Ashtu kishte vepruar.

Interesi i përbërë është një ujk i mirë, që kërkon mjegull. Mjegulla është harresa e përkohshme dhe strategjike e asaj shume. Ky ujk i mirë do t’i ruajë ato e do t’i vendosë të punojnë edhe kur paratë flenë. Ato do të shtohen duke fjetur.

Zonja Megi, 55-vjeçare sot, 5 vjet përpara moshës zyrtare të pensionit, kërkoi që në dy vitet e ardhshme, duke filluar nga janari 2026, të marrë në formë pagese mujore “harresën e saj strategjike”.

Në vitin 2013 investoi 510,000 Lekë, në vitin 2025 ajo gjeti në llogarinë e saj 885,000 Lekë, 375 mijë Lekë fitim, konkretisht 42.37% e totalit në vetëm 12 vjet.

Pa asnjë veprim. Pa asnjë kujdes të përditshëm. Vetëm me durim… dhe harresë strategjike.

Në botën e financave, shembulli i zonjës Megi nga Elbasani, në SIGAL Invest, kujton më së miri se të harrosh përkohësisht është strategji fitimprurëse.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat