12.5 C
Tirana
Thursday, January 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF takohet me Komisionin parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: Në fokus...

AMF takohet me Komisionin parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: Në fokus reformat dhe standardet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) priti sot një përfaqësi të Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga znj. Milva Ekonomi, në një takim informues mbi zhvillimet kryesore në tregjet financiare jo-bankare dhe progresin e AMF-së në përafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e AMF-së, znj. Adela Xhemali, prezantoi punën e institucionit dhe prioritetet për vitin 2026, ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, zhvillimet dhe vlerësimet ndërkombëtare, treguesit kryesorë të tregut të sigurimeve, direktivat për mbikëqyrjen e shoqërive, prioritetet institucionale në fushën e digjitalizimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe rolin e AMF-së në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, znj. Milva Ekonomi, vlerësoi pozitivisht përkushtimin e AMF-së, duke nënvizuar standardet e reja të përfaqësimit institucional, si dhe rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për garantimin e stabilitetit financiar dhe mbrojtjen e interesit publik.
Në vijim, znj. Xhemali dhe ekipi drejtues i AMF-së iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve, të cilat kishin të bënin me faktorët e riskut sipas rregullores së re dhe veçanërisht faktorit të sapo hyrë në fuqi të historikut të dëmeve, kontratat e sigurimeve, platformat e digjitalizimit, dhe punën për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator me direktivat evropiane, etj.
Në përfundim, u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe u dakordësua që takime të tilla të zhvillohen në mënyrë periodike, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat