14.5 C
Tirana
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur pronat nuk merren në sigurim me kushtet standarde: Si funksionon mbulimi...

Kur pronat nuk merren në sigurim me kushtet standarde: Si funksionon mbulimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore në perspektivën e siguruesve

Në tregun e sigurimeve, jo çdo pronë mund të sigurohet automatikisht me kushte standarde, sidomos kur probabiliteti i dëmit është i lartë ose kur nuk ekzistojnë masa minimale mbrojtëse.

Sipas përvojës së kompanive të sigurimeve, ka situata tipike ku kërkohet rishikim i thelluar, kufizim i mbulimit ose vendosja e kushteve shtesë përpara pranimit.

Objektet që nuk kanë marrë masa parandaluese nga zjarri, kanë mangësi në instalime, ose nuk disponojnë pajisjet bazë të mbrojtjes, përbëjnë rrezik të lartë për siguruesit.

Po ashtu, prona në zona të përsëritura përmbytjeje, pranë shtratit të lumenjve, në zona të ulëta me kanalizime jofunksionale, ose ambientet ku uji grumbullohet rregullisht, shpesh kërkojnë masat shtesë ose rritje prime për të mundësuar sigurimin.

Për magazina ose ambiente me inventar me vlerë të lartë në kate përdhese, pa barriera mbrojtëse, pompa apo sistem elevimi, si dhe për ndërtesa pa dokumentacion teknik ose të ndërtuara informalisht, procesi i sigurimit nuk është i drejtpërdrejtë.

Rrëshqitjet e dheut, terreni i paqëndrueshëm, amortizimi i lartë, mirëmbajtja e dobët dhe kushtet jo-funksionale të objekteve rrisin ndjeshëm rrezikun.

CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari, i pyetur nga Revista Monitor nëse ka patur raste të subjekteve të interesuara për t’u siguruar nga fatkeqësitë, por që nuk keni mundur t’i siguroni, për shkak të riskut të lartë, u përgjigj sa vijon:

“Po, në praktikë ndodh që jo çdo risk është i sigurueshëm me kushte standarde, sidomos kur probabiliteti i dëmit është shumë i lartë ose kur mungojnë masat minimale të mbrojtjes. Ka raste tipike ku kërkohet rishikim i thelluar, kufizim mbulimi ose mospranim.

Kjo mund të ndodhë kur objektet nuk kanë marrë masa parandaluese nga zjarri, kanë mangësi instalimi dhe nuk kanë mjetet e domosdoshme të mbrojtjes nga zjarri.”

Suksesi i sigurimit nuk është thjesht “po” apo “jo”.

Në shumicën e rasteve, zgjidhja gjendet në kushte shtesë, si prime më të larta, franshizë më e madhe, limite mbulimi, ose kërkesë për masa parandaluese të implementuara para pranimit të objektit në sigurim.

Kjo qasje e bën të mundur që edhe prona me risk të lartë të përfitojë mbulim financiar, duke ulur ekspozimin ndaj dëmeve katastrofike dhe duke mbrojtur biznesin dhe investimin e pronarit.

“Në shumë raste, zgjidhja nuk është “jo”, por kushte shtesë, prime më të larta, franshizë më e madhe, limite mbulimi, ose kërkesë për masa parandaluese përpara pranimit. Nuk kemi kurrë refuzime, por kemi prime më të larta dhe plotësim kushtesh funksionale për objektin”, ishin fjalët e z. Ponari për Revistën Monitor.

Përmes një qasjeje të tillë, tregu i sigurimeve ofron jo vetëm mbulim financiar, por edhe udhëzime për menaxhimin e rrezikut, duke ndihmuar pronarët të marrin masa parandaluese dhe të përmirësojnë sigurinë e pronave të tyre. Në këtë mënyrë, çdo pronë mund të bëhet e sigurueshme, edhe kur rreziku duket fillimisht i lartë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat