10.5 C
Tirana
Monday, January 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në banesë dhe humbje jete nga asfiksia: Siguracionet, në rast se...

Zjarr në banesë dhe humbje jete nga asfiksia: Siguracionet, në rast se do të ishin të vlefshme, që do të aktivizoheshin për të mbrojtur financiarisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar asfiksim dhe humbjen e jetës së një individi.

Ngjarja e rëndë urojmë të jetë e fundit e llojit, por ngjarjet aksidentale që, përveç dëmeve materiale dhe në njerëz, dramave emocionale dhe shpirtërore, shoqërohen me drama financiare, si pasojë e kulturës së ulët të sigurimeve.

Kjo ngjarje edhe njëherë duhet të shërbejë për alarm ndërgjegjësues: sa më shumë të sigurojmë, aq më mirë.

CILAT JANË SIGURACIONET, QË FINANCIARISHT NË KËTË RAST MUND TË AKTIVIZOHESHIN PËR MBROJTJE FINANCIARE?

Bëhet fjalë për sigurimin e pronës, i cili, vetëm për 1 euro për metër katror, mund të kompensonte vlerën e plotë të dëmit në ndërtim dhe pajisje.

Për një apartament 100 m² në Vlorë, me një kontribut vjetor prej 3,800 lekësh, sigurimi mbulon dëmet nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni, duke garantuar deri në 6 milionë lekë për dëmet e ndërtesës dhe 1.6 milionë lekë për pajisjet e brendshme.

Nga ana tjetër, sigurimi për jetën dhe aksidentet personale, si ai i ofruar nga SIGAL, mund të ofronte kompensim deri në 24 paga mujore ose 2 paga vjetore, në rast paaftësie të përhershme ose humbjeje të jetës.

ASNJERI nga të dy dëmshpërblimet nuk bën mrekulli, por shmang dramat financiare si pasojë e dëmtimit të pronës nga zjarri dhe humbja e jetës në mënyrë aksidentale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat