10.5 C
Tirana
Monday, January 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMjeti përmbyset në rrugë: Çfarë duhet ditur nga siguracionet?

Mjeti përmbyset në rrugë: Çfarë duhet ditur nga siguracionet?

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.
Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.
Çfarë duhet të dimë për siguracionet? 
1. Siguracioni i detyrueshëm (TPL) është i pari që aktivizohet. TPL-ja mbulon vetëm dëmet ndaj palëve të treta (persona ose mjete të tjera). Nëse aksidenti ka vetëm dëme materiale në automjetin e vetë drejtuesit, TPL nuk e mbulon dëmin. TPL-ja do të mbulojë dëme shëndetësore edhe ndaj pasagjerëve në mjetin e përmbysur.
2. Siguracioni nga aksidentet personale, për dëmet në drejtimin e mjetit, do të merrte përsipër trajtimin shëndetësor deri në një shumë të caktuar ndaj drejtuesit të mjetit, si edhe pagesa dëmshpërblimi deri në 24 paga mujore, ose 2 paga vjetore, në rast paaftësie të përhershme ose vdekje aksidentale. Edhe çdo paketë bazë e sigurimit shëndetësor, do të siguronte këtë lloj mbulimi financiar.
3. Sigurimi KASKO (nëse ekziston), ky siguracion do të mbulonte dëmet financiare në mjetin e aksidentuar. Dëmet financiare të mjetit, si pasojë e përmbysjes, nuk mbulohen nga TPL-ja, por mund të mbulohen nga siguracioni KASKO.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat