Shqipëria pagoi 22,202,327,000 Lekë në 11 muajt e parë të vitit 2025 për sigurimet e kategorisë jojetë, ku përfshihet edhe prona.
Këtë e thotë raporti zyrtar i AMF, për periudhën janar-nëntor 2025.
11.42% e këtyre pagesave, në raport me totalin e primeve të jojetës, dedikohen për sigurimin nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë.
Përkatësisht në 11 muaj qytetarët shqiptarë paguan 2,155,731,000 Lekë për sigurimin nga zjarri dhe forcat e tjera dhe 379,178,000 Lekë për sigurimin e pronës nga dëme të tjera.
2534909000 Leke, ose afërsisht 26.3 milionë euro u paguan për sigurimet e pronës në tregun shqiptar.
Nga ana tjetër, 7.14% të dëmeve totale që industria e sigurimeve pagoi në segmentin e jojetës, i pagoi për dëmet në pronë.
Konkretisht në 11 muajt e parë të vitit 2025 u paguan 490,886,000 Lekë dëme në pronë, ose përafërsisht 5.1 milionë euro.
Në nivel kompanish, edhe në drejtim të sigurimit dhe pagesave të dëmeve të ndryshme në pronë, spikat SIGAL INSURANCE GROUP.
39.76% të këtyre dëmeve i pagoi SIGAL IG, më shumë se sa 1 në 3 dëme totale të tregut të sigurimeve të pronës.
Nëse tregu total pagoi 5.1 milionë euro, afërsisht 2.03 milionë euro u paguan nga SIGAL IG, në kohë rekord dhe në përputhje me kontratat dhe ligjet në fuqi.
Kjo gjendshmëri dhe force pagese shpjegon se pse kompania vijon në pozita shumë të shëndosha e të qëndrueshme të zotërojë 35.76% të kësaj pjese tregu, në drejtim të sigurimit të pronës.




