8.5 C
Tirana
Thursday, January 22, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi"Bonus-Malusi rrit të ardhurat e tregut sigurues": Aritmetika e thjeshtë e rrëzon...

“Bonus-Malusi rrit të ardhurat e tregut sigurues”: Aritmetika e thjeshtë e rrëzon plotësisht këtë mit

A është e vërtetë që sistemi bonus-malus do të rrisë të ardhurat e siguruesve, duke shtrenjtuar çmimet e TPL-ve? Jo. Ky është një keqinformim dhe numerikisht dhe aritmetikisht ky artikull do të sqarojë fare thjeshtë se si me këtë sistem po ndodh krejt e kundërta.

BONUS-MALUS

Qëllimi kryesor i sistemit Bonus-Malus është edukimi i drejtuesve për një sjellje të kujdesshme në rrugë, duke u përqendruar në respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë.

Të dhënat e fundit tregojnë se aksidentet rrugore kanë shkaktuar mijëra të plagosur dhe qindra viktima gjatë vitit të fundit dhe pesë viteve të fundit, duke e bërë të domosdoshëm një sistem motivues për drejtuesit e rregullt të mjeteve dhe njëherësh penalizues për shkaktarët e dëmeve.

Sistemi bonus–malus ndikon drejtpërdrejt në çmimin e sigurimit TPL, duke e rritur atë për drejtuesit që shkaktojnë dëme dhe duke e ulur për ata që drejtojnë me kujdes.

Një drejtues që shkakton 1 dëm do të ketë një koeficient 1.19 përsa i takon historikut të dëmeve, pra një rritje prej 19% në llogaritjen e çmimit të TPL-së.

Drejtuesit që shkaktojnë më shumë se një dëm do të penalizohen edhe më shumë, me koeficient 1.36, ose 36% rritje, përsa i takon historikut të dëmeve.

Historiku i dëmeve është vetëm njeri element, që kombinohet me faktorët e tjerë të riskut, që do të sjellë çmimin final të TPL-së.

Në praktikë, rritja me 1.19 e historikut të dëmeve, përkthehet në një rritje mesatare rreth 10% të çmimit të TPL për drejtuesit me dëme.
Ndërkohë, drejtuesit e rregullt, pa asnjë dëm, përfitojnë një ulje rreth 3% të çmimit të TPL.

SHEMBULLI ME PETËZA DHE BASHKËSI

Le ta shohim këtë me një shembull të thjeshtë aritmetik:

  • 96% e drejtuesve nuk shkaktojnë dëme

  • 4% e drejtuesve shkaktojnë dëme

Në 100 drejtues mjetesh, 96 janë të rregullt, 4 shkaktojnë dëme.

Para bonus–malusit, të gjithë paguanin njësoj.

Le të hamendësojmë se pagesa ishte 100 njësi.

  • 96 drejtues paguanin nga 100 njësi

  • 4 drejtues paguanin po 100 njësi

Tregu total i TPL:
(96 × 100) + (4 × 100) = 10.000 njësi

Pas aplikimit të bonus–malusit:

  • 96 drejtues të rregullt paguajnë 97 njësi (u ul me 3%, që domethënë me 3 njesi)

  • 4 drejtues paguajnë 110 njësi (u rrit me 10%, që domethënë me 10 njesi)

Totali bëhet:
(96 × 97) + (4 × 110) = 9.752 njësi totali i njesive të orientuara te tregu i sigurimeve, për 100 drejtues.

Kjo do të thotë 248 njësi më pak në total.

Pra, sistemi bonus–malus nuk rrit të ardhurat e tregut të TPL, siç pamë nga njësitë, por i ul ato.

Qëllimi i tij nuk është mbledhja e më shumë parave, por ndarja më e drejtë e kostos dhe nxitja e drejtimit të përgjegjshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat