9.5 C
Tirana
Monday, January 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRrëshkitje dheu në Spatharë të Librazhdit: Çfarë përfitojnë banesat e siguruara

Rrëshkitje dheu në Spatharë të Librazhdit: Çfarë përfitojnë banesat e siguruara

Sot u raportua për rrëshqitje masive dheu në Spatharë të Librazhdit.

Siç e kemi raportuar edhe më herët, kjo fatkeqësi natyrore dhe dëmet që mund të shkaktojë, janë rrezik i sigurueshëm.

SIGAL IG ofron mbulim të shtrirë deri në 70 milionë euro për çdo ngjarje të madhe natyrore, ato që klasifikohen si katastrofike.

Sigurimi nga rrëshqitja e tokës është i mundur si një risk shtesë i sigurimit të pronës nga zjarri, duke garantuar mbrojtje edhe për vlera të larta, sipas kushteve të tokës që ofron klienti dhe raporteve gjeologjike.

Me 20 euro mbi çmimin fiks të sigurimit bazë, rrezikut të pronës nga zjarri, mbulohen deri në 50 mijë euro, që kompania e sigurimit do të kompensojë si vlerë e pronës në rast dëmtimi nga rrëshqitjet e dherave.

0.25-0.4% të shumës së siguruar, varion çmimi i marrjes në sigurim nga ky rrezik.

Në mënyrë që prona të merret në sigurim nga rrëshkitja e dheut, duhet që terreni të mos ketë patur rrëshqitje në tre vitet e fundit.

Falë hartave të sakta të katastrofave, SIGAL IG ka informacion të detajuar mbi zonat e përmbytura, rrëshqitjet dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në të gjithë Shqipërinë.

Kjo i mundëson kompanisë të veprojë jo vetëm si sigurues, por edhe si konsulent i klientëve, duke i udhëhequr ata për identifikimin dhe menaxhimin e risqeve specifike të pronave të tyre.

Në rast se banesat e Spatharës kanë qenë të siguruara, me vetëm 20 euro shtesë mbi sigurimin e zjarrit, ato do të përfitojnë deri në 50 mijë euro dëmshpërblim nga siguracioni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat