11.5 C
Tirana
Monday, January 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIshemitë cerebrale po shtohen në vendet në zhvillim: Cilat siguracione ndihmojnë në...

Ishemitë cerebrale po shtohen në vendet në zhvillim: Cilat siguracione ndihmojnë në përballje me to?

Në rang global, rreth 15 milion persona çdo vit preken nga ishemia cerebrale, ndërsa 1 në 3 raste përfundojnë fatalisht. Stroke-u është sot shkaku i katërt i vdekshmërisë dhe shkaku kryesor i invaliditetit të rëndë, me pasoja shkatërruese jo vetëm fizike, por edhe mendore, emocionale dhe sociale, që prekin të gjithë familjen dhe shoqërinë.

Në vendet e zhvilluara, menaxhimi i stroke-ut është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në vendet në zhvillim incidenca është rritur, si pasojë e stilit të jetesës, duhanpirjes, mungesës së aktivitetit fizik dhe jetës sedentare.

Një rol kyç luajnë aritmitë kardiake, veçanërisht fibrilacioni atrial, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për trombozë dhe emboli cerebrale, sidomos pas moshës 65 vjeç. Për këtë arsye, kontrollet e rregullta kardiologjike janë thelbësore. Edhe tek moshat e reja, defektet e lindura të zemrës, si foramen ovale apertum, përbëjnë rreth 25% të shkaqeve të stroke-ut.

Përtej rrezikut për jetën, ishemia cerebrale shpesh shndërrohet në një dramë financiare për familjet, për shkak të kostove të trajtimit, rehabilitimit dhe humbjes së aftësisë për punë. Pikërisht këtu merr vlerë sigurimi shëndetësor, si një mekanizëm mbrojtës real.

Çfarë duhet ditur nga sigurimet? 

Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë dhe cilësi jete. Një pjesë e mirë e goditjeve cerebrale trajtohen me sukses.

Një opsion bazë sigurimi, karta bazë e shëndetit në Shqipëri, do të mjaftonte dhe ndihmonte jashtë mase.

Në këtë kuptim, Shëndeti Privat si siguracion, do të ishte aleati i duhur kundër stroke-ut.

Kjo kartë është me mbulim në Shqipëri deri në 10,000 euro (maksimum 5,000 euro për ngjarje), dhe mbulon shërbime ambulatore, vizita mjekësore, ekzaminime diagnostike, imazheri të avancuar (CT, MRI), shtrim në spital, ndërhyrje kirurgjikale, medikamente dhe kujdes intensiv.

Për sëmundjet e rënda, përfshirë stroke-un, ofrohet mbulim 100% për trajtime spitalore dhe ambulatore, me periudhë pritjeje 180 ditë dhe pa kufizim zone.

Shërbime si teleshëndeti 24/7, opinioni i dytë mjekësor dhe, në mënyrë opsionale, sigurimi nga aksidentet personale, rrisin ndjeshëm sigurinë për individin dhe familjen.

Ishemia cerebrale nuk është vetëm një sfidë mjekësore, por edhe sociale dhe ekonomike. Parandalimi dhe trajtimi i hershëm janë jetikë, por mbrojtja financiare përmes sigurimit shëndetësor është ajo që e pengon këtë sëmundje të kthehet në një krizë të pakapërcyeshme familjare.

39,800 Lekë në vit kushton karta bazë e shëndetit privat.

Ajo mund të kombinohet edhe me sigurime të tjera për çmime më se të favorshme dhe përfitime të panumërta.

Ju mund të përllogarisni, shqyrtoni dhe porosisni online këtë sigurim në SIGAL në:

Shëndet.sigal.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat