11.5 C
Tirana
Monday, January 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedi njerëzore në vendin e punës në Himarë: Amortizimi i dramave financiare...

Tragjedi njerëzore në vendin e punës në Himarë: Amortizimi i dramave financiare përmes sigurimit nga aksidentet personale

Aksidentet në punë mbeten një nga rreziqet më serioze dhe më pak të parashikuara për familjet shqiptare.

Përtej pasojave të menjëhershme fizike dhe psikologjike, ato shpesh shndërrohen në drama të thella financiare, sidomos kur preket ose humbet forca kryesore punëtore e familjes.

Një rast i fundit e riktheu këtë çështje në vëmendje publike. Një punëtor në Himarë u godit nga manovra e gabuar e eskavatorit dhe i shkaktoi vdekjen.

Një ngjarje që tregon edhe një herë se sa i lartë është rreziku në sektorë si ndërtimi, ku një sekondë pakujdesie mund të ndryshojë jetën e një familjeje të tërë.

Në raste të tilla, pasojat nuk kufizohen vetëm te dëmtimi fizik.

Paaftësia e përkohshme apo e përhershme për punë, apo në skenarin më të rëndë humbja e jetës, sjellin automatikisht mungesë të ardhurash, pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë dhe pasiguri të plotë ekonomike për bashkëshorten, fëmijët, jostabilitet ekonomik për familjet në tërësi.

Pikërisht këtu merr vlerë sigurimi nga aksidentet personale, si një mekanizëm mbrojtës që synon të amortizojë goditjen financiare.

Ky sigurim asesi nuk e zhbën dhimbjen, por ndihmon që ajo të mos shoqërohet edhe me kolaps ekonomik.

Në rast dëmtimi, sigurimi ofron dëmshpërblim financiar për paaftësi të përkohshme ose të përhershme; në rastin më ekstrem, ai garanton një pagesë për familjen, duke i dhënë asaj kohë dhe mundësi për t’u riorganizuar financiarisht.

Në Sigal.com.al, ku edhe mund të përllogaritet online primi i sigurimit, një punonjës ndërtimi me 15 mijë euro të ardhura vjetore, për 225 euro në vit mund të sigurojë:

a) dëmshpërblim 30 mijë euro, 2 paga vjetore, për familjen e tij në rast vdekjeje

b) dëmshpërblim 30 mijë euro, 2 paga vjetore, në rast të invaliditetit të përhershëm total

c) dëmshpërblim i përllogaritur sipas koeficientëve, në rast invaliditeti të përhershëm të pjesshëm

d) mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 3 mijë euro

Ngjarje si ajo e Himarës janë një kujtesë e fortë se siguria në punë dhe mbrojtja financiare duhet të ecin paralelisht.

Parandalimi është gjithmonë prioritet, por kur rreziku materializohet, sigurimi nga aksidentet personale mbetet një nga instrumentet më efektive për të mos lejuar që një aksident në punë të kthehet në një dramë të përhershme për familjen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat