Rritja e fortë e çmimeve të banesave në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera kryesore ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si familjet duhet të mendojnë për sigurinë financiare afatgjatë.
Me çmime që sot kapërcejnë realisht nivelin 2,000–2,500 euro për metër katror, blerja e një apartamenti është kthyer në një objektiv gjithnjë e më të vështirë për shumicën e familjeve.
Edhe kur ia dilet këtij objektivi, komisionet bankare apo barra e kredisë, e vështirëson shumë llogaritjen e përfitimeve të qëndrueshme financiare.
Në këtë kontekst, si mënyrë investimi më e mirë se sa investimi në imobilare për qiradhënie, sidomos në qytetet ku është mbishtrenjtuar tregu, po fiton terren një qasje më fleksibël dhe më e qëndrueshme: pensioni privat si burim i ardhshëm të ardhurash mujore, i krahasueshëm me të ardhurat nga qiraja.
Pensioni mujor nuk ka kostot e mirëmbajtjes së apartamentit, tatim-taksat, komisionet e qirave ditore online, koston e mirëmbajtjes ditore apo javore për pastrim, rrezikun e dëmeve dhe amortizimit.
Më në hollësi këtë qasje e shpjegon edhe CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari:
“Pak kohë më parë une thashë që një pension privat është më i rëndësishëm sot në Tiranë, Durrës dhe në ato qytete ku vlera e banesave tashmë i ka kaluar realisht një vlerë të caktuar, 2 mije apo 2 mije e 500 euro per meter katror. Eshte pak e pamundur për çdo familje që ta blejë, dhe mbi këtë bazë unë hodha idenë e vendosjes së një vlere të caktuar në pensionin privat duke garantuar një pagesë mujore, që është e barabartë me vlerën e një qiraje. Pse është më e mirë ta vendosësh këtë vlerë në pensionin privat dhe të marrësh një pagë 200, 300 apo 500 në varësi të shumës që vendos te kompania e pensioneve? Investimi në këtë formë është shumë më i mirë, sepse nuk ke probleme as me kontratën, as me qiramarrësin, as me taksa që do të paguash, thjesht do të investosh, do të marrsh pas dhjetë vitesh apo 15 vitesh paratë e tua që ke vendosur dhe gjatë të gjithë këtyre viteve do të marrësh një vlerë të caktuar, e cila përcaktohet drejtprdrejtë në zyrat e SIGAL Pensione private“, shpjegon z. Ponari.
Sipas kësaj qasjeje, individi nuk synon më domosdoshmërisht pronësinë e një apartamenti për të siguruar të ardhura në të ardhmen, por ndërtimin e një pensioni privat që mund të gjenerojë 200, 300 apo edhe 500 euro në muaj, në varësi të shumës së investuar. Ky model ofron një sërë avantazhesh të qarta krahasuar me investimin tradicional në pasuri të paluajtshme.
Në vend të problemeve me kontrata qiraje, qiramarrës, mirëmbajtje apo taksa, pensioni privat funksionon si një investim i thjeshtë dhe i menaxhuar profesionalisht.
Pas një periudhe 10–15 vjeçare, investitori jo vetëm që përfiton pagesa mujore të përcaktuara qartë, por në fund të afatit merr edhe kapitalin e akumuluar.
Vlera e pensionit dhe pagesa mujore përcaktohen në mënyrë transparente dhe individuale, drejtpërdrejt në zyrat e SIGAL Pensione Private, duke i dhënë çdo individi mundësinë të planifikojë me qartësi të ardhmen e tij financiare.
Në një treg ku pasuria e paluajtshme po bëhet gjithnjë e më pak e aksesueshme, pensioni privat po shfaqet si një alternativë inteligjente: më pak stres, më pak rreziqe operative dhe më shumë siguri financiare afatgjatë.
SIGAL PENSION, pjesë e SIGAL INSURANCE GROUP, si kompania që menaxhon 38 milionë euro vlerë asetesh neto, garanton partnerin më të mirë të mundshëm për këtë sipërmarrje.




