Përmbytjet janë katastrofat natyrore më të zakonshme dhe më të shtrenjta në Evropë.
Shqipëria ndodhet në zonën e rrezikut.
Lumenjtë e shumtë, prurjet e larta hidrike dhe kapacitetet e ulëta menaxhuese, si edhe faktorë të tjerë urbanistikë, e rrezikojnë shumë vendin tonë.
Veçanërisht Ultësira Perëndimore dhe disa zona të Juglindjes përballen me problematika të mprehta, siç dëshmuan edhe përmbytjet e ditëve të fundit.
Përmbytjet, megjithatë janë një rrezik i sigurueshëm.
Dëmet e tyre financiare mund të kompensohen plotësisht nga kompania siguruese, sipas ligjit dhe kontratave siguruese.
SIGAL INSURANCE GROUP, ndër vite, vetëm për dëmet nga përmbytjet ka paguar 7 milionë euro:
Avni Ponari, CEO i kompanisë, tha për FAX News:
“Ka dy tre ditë që në mëngjes herët vijojne kërkesat për klientë të siguruar nga përmbytja, për të informuar për ngjarjet e ndodhura në objektet e tyre apo në shtëpite e tyre të siguruara dhe për të cilat do të veprojë menjeherë ekspertët tanë për të vlerësuar dëmet dhe për të bërë pagesat. Sigurimi nga përmbytja dhe nga zjarri janë të domosdosshme dhe natyrisht që kompensimi duhet bërë menjëherë. Stafi i SIGAL është i gatshëm që të veprojë menjëherë për të bërë vlerësimet mbi vlerat e dëmeve të shkaktuara për të gjitha subjektet e siguruara nga përmbytja” (45 sekonda)
Tregu shqiptar i sigurimeve, sipas raportit te AMF, per periudhen janar-nëntor 2025, pagoi 5.1 milione euro per demet ne prone nga zjarri dhe forcat natyrore, si edhe per demtime te tjera.
Nga këto 35.76% , më shumë se sa 1 ne 3 dëme të të gjithë tregut të sigurimeve në vend, përgjate vitit 2025 u paguan nga kompania SIGAL.
40 euro në vit si çmim sigurimi, mund të mbulojnë deri në 100 mijë euro dëme nga përmbytjet.




