42.49% e sigurimeve brenda portofolit të produkteve të SIGAL Insurance Group, vijnë si sigurime vullnetare.
Kjo shifër vjen me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifra zyrtare del nga raporti 11-mujor i AMF-së, për tregun e sigurimeve në vend.
Mesatarja e tregut shqiptar të sigurimeve është 31.83% e totalit të primeve të shkruara bruto janë sigurime vullnetare, ndërsa SIGAL IG paraqitet mbi 11% mbi mesataren e tregut.
Në raport me tregun, po të trajtohen ndarazi të gjitha sigurimet vullnetare në vend si prime të shkruara bruto, të cilat sipas raportit zyrtar të AMF janë 7,063,200,000 Lekë, ose afërsisht 73.25 milionë euro, 1 në 3 prej këtyre sigurimeve, përkatësisht 33.4%, i besohen nga publike kompanisë SIGAL INSURANCE GROUP.
Shifrat dëshmojnë besimin e lartë të klientëve ndaj SIGAL Insurance Group, pozicionimin e fortë të kompanisë në produkte me vlerë të shtuar dhe një nivel më të avancuar ndërgjegjësimi financiar të klientë të vetë, ku zgjedhja për sigurime vullnetare bëhet jo nga detyrimi ligjor, por nga nevoja reale për mbrojtje dhe planifikim afatgjatë.




