12.5 C
Tirana
Friday, January 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRruga e Kombit nën ngrica dhe aksidente: Siguruesit dhe qytetarët të shqetësuar

Rruga e Kombit nën ngrica dhe aksidente: Siguruesit dhe qytetarët të shqetësuar

Një tjetër aksident që lidhet me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ndodhi sot.
Mjeti borëpastrues aksidentoi 3 automjete, me pasoja të mëdha materiale dhe një person të plagosur.
Në raste si këto, koncesionari, përgjegjësi i mirëmbajtjes rrugore, do të duhet të marrë edhe përgjegjësinë financiare të mosveprimit të tij në kohë për shmangien e ngricave, po ashtu edhe për mosmarrjen e masave të duhura teknike të sigurisë në qarkullim dhe në punim me mjetin borëpastrues.
Kripa në Rrugë të Kombit, sinjalistika në Rrugë të Arbrit e në disa rrugë të tjera, Qafë-Plloçë etj., vijojnë të shkaktojnë aksidente me dëme në jetë dhe dëme materiale, faturat e të cilave nuk i shkojnë atyre që shqiptarët i paguajnë përmes taksash për t’ua bërë rrugët më të qarkullueshme dhe më të sigurta: koncesionarëve dhe enteve përgjegjëse për mirëmbajtje.
Thirrja shkon edhe për ligjvënësit: përsa kohë do të vijohet që dëmet që shkaktohen nga papërgjegjshmëria e kontraktorëve të mirëmbajtjes, t’ i paguajnë qytetarët dhe siguruesit?!
A ju duket e drejtë?
Siguruesit dhe qytetarët duhen shpëtuar nga kjo barrë financiare dhe përgjegjësia, përmes arkitekturës ligjore, duhet shpërndarë ndryshe, më drejt.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat