14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img

Dy vite COVID-19

Dy vite më parë, rasti i parë i një sëmundje misterioze u zbulua në Wuhan të Kinës.

Sot varianti Omicron ka thelluar shqetësimet se sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit.

Që nga rasti i parë, më shumë se 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën.

Shumica e njerëzve në mbarë botën kanë jetuar në një formë bllokimi apo nën masa të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

54 për qind e popullsisë globale kanë marrë të paktën një dozë vaksine, megjithëse vaksinat janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Sot bota di shumë më tepër për sëmundjen dhe mënyrën se si ta trajtojë atë, por fundi ende nuk duket në horizont.

Ecuria e pandemisë në dy vite:

8 dhjetor 2019: Pacienti i parë zbulohet në Wuhan, Kinë përjeton simptoma të një sëmundjeje që më vonë do të identifikohej si COVID-19.

23 shkurt 2020: Italia bëhet vendi i parë jashtë Kinës që vendos një bllokim. Pjesa më e madhe e Europës, dhe më vonë e botës, do të marrin të njëjtën masë.

11 Mars 2020: OBSH shpall Covid-19 pandemi. Deri në atë moment ishin regjistruar 4616 vdekje.

Prill 2020: Mbyllja e shkollave prek 82% të studentëve në botë, sipas UNESCO-s.

28 shtator 2020: Bota kalon mbi 1 milion vdekje, me SHBA-në dhe Brazilin që regjistrojnë numrin më të madh të vdekjeve.

Dhjetor 2020: FDA autorizon vaksinën Pfizer për përdorim urgjent më 11 dhjetor, e ndjekur nga vaksina Moderna më 18 dhjetor.

24 Mars 2021: Me një valë të dytë brutale, nga zbulimi i variantit të njohur si Delta, India pezullon eksportet e vaksinave. India do të bëhet epiqendra globale e pandemisë.

Fillimi i korrikut 2021: Pasi ranë ndjeshëm në pranverë, rastet fillojnë të rriten sërish si në SHBA ashtu edhe në BE, me të pavaksinuarit e prekur më rëndë.

29 korrik 2021: Izraeli njofton se do të fillojë administrimin dozave përforcuese, duke filluar një trend në shumicën e vendeve të pasura.

1 nëntor 2021: Numri zyrtar i vdekjeve në mbarë botën arrin në 5 milionë.

5 nëntor 2021: Gjysma e popullsisë globale ka marrë të paktën një dozë.

25 nëntor 2021: Afrika e Jugut raporton variantin e ri të njohur si Omicron.

 

Covid -19 në Shqipëri

8 mars 2020: Konfirmohen dy rastet e para me Covid-19. Në të njëjtën ditë qeveria shqiptare ndalon fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë, mbyll shkollat për dy javë, ndalon grumbullimet dhe aktivitetet sportive.

11 mars 2020: Shënohet vdekja e parë nga Covid-19, një grua 73 vjeçare humb jetën në Durrës.

11 janar 2021: Fillon vaksinimi kundër COVID19 në Shqipëri, të parët që u vaksinuan ishin mjekët dhe infermierët dhe të moshuarit mbi 75 vjeç.

22 tetor 2021: Miratohet doza e tretë e vaksinës për moshat mbi 60 vjeç, ulet mosha e lejuar për vaksinimi, duke përfshirë mbi 16 vjeç dhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore.

1 nëntor 2021: Fillon aplikimi i dozës përforcuese.

Nga rasti i parë në Shqipëri deri më sot, janë regjistruar mbi 200 mijë të infektuar dhe kanë humbur jetën 3115 persona.  Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,151,065 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

o 1,087,187 doza të para;

o 978,333 doza të dyta;

o 85,545 doza të treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat