Në familjet shqiptare, emigracioni, puna dhe aktivitetet e ndryshme financiare shpesh krijojnë një volum cash prej rreth 5 milionë ALL.
Në tregun aktual shqiptar, kjo shumë nuk mjafton për të blerë një apartament në Tiranë, pasi çmimet kërkojnë të paktën dyfishin dhe madje edhe një blerje e tillë nuk garanton kthim të qëndrueshëm të investimit për shkak të ngarkesës dhe konkurrencës në treg.
Për këtë arsye, SIGAL Insurance Group, përmes SIGAL Pensione, ofron një zgjidhje të veçantë që kombinon investimin financiar me sigurinë dhe mbrojtjen e familjes.
Duke investuar 5 milionë ALL për 15 vjet, klienti përfiton një kombinim unik të trefishtë: një shumëfishim të vlerës dhe fitim financiar, një sigurim jete me shpërblim për trashëgimtarët dhe mbrojtje për shëndetin me programin Jete Plus.
Konkretesisht, pas përfundimit të 15 viteve, investimi i bërë arrin në 9.9 milionë ALL si vlerë pensioni.
Për më tepër, në rast vdekjeje, familjarët përfitojnë 10,000 euro si sigurim jete, i cili shtohet mbi shumën e patjetërsueshme të pensionit prej 9.9 milionë ALL, duke e bërë trashegiminë të sigurt.
Siguracioni Jete Plus ofron po ashtu 10,000 euro për përballimin e një diagnoze të rëndë, duke mbuluar shpenzimet e nevojshme për trajtim dhe kujdes.
Kjo do të thotë se, nëse keni krijuar një shumë cash, investimi në SIGAL Pensione nuk është vetëm një vend për ta ruajtur atë, por një mundësi për shumëfishim të vlerës, sigurim të familjes dhe mbrojtje ndaj sëmundjeve të rënda, me një perspektivë 15-vjeçare që kalon shpejt, duke garantuar një pension mujor të sigurt prej rreth 80,000 ALL.




