Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e censit sipas ekspertëve financiarë rrezikojnë qëndrueshmërinë e skemës aktuale të pensioneve publike. Për këtë arsye në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë rëndësi kontributi në pensionet private duke sjellë rritje të interesit edhe për Fondin e Pensioneve SIGAL. Investimi në pensione private po shihet si domosdoshmëri për familjet dhe individët që synojnë një pension të sigurt.
Z. Edmond Koçi, zëvendësdrejtor i SIGAL Invest dhe drejtor rajonal i shitjeve thekson se fillimi i hershëm i kontributeve ofron avantazhe të mëdha pasi lejon investime afatgjata me kontribute fillestare të vogla që rriten gradualisht me kalimin e viteve.
“Kjo ndihmon në rritjen e performancës për pensionin tënd në pensionin e moshës së pleqërisë. Sepse fakti që e ke nisur në një moshë të hershme krijon mundësinë që të kesh shumë vite për të investuar. Një investim që zgjat 30-40 vjet të jep mundësinë të kesh një pension të mjaftueshëm në moshën e pleqërisë”, u shpreh ai për Top News.
Koha kur nis investimi në pensionin privat është shumë e rëndësishme sepse interesi i përbërë bën që fitimi i krijuar t’i shtohet kapitalit dhe të gjenerojë fitim të ri me kalimin e viteve. Po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e fondit të duhur që garanton siguri dhe rezultate më të mira për investitorin.
“Investimi në Fondin e Pensionit Privat SIGAL jep shumë avantazhe për anëtarët e tij. Fondet që ne akumulojmë investohen dhe investohen me një normë kthimi rreth 4.5% që është një normë shumë e kënaqshme krahasimisht edhe me investimet e tjera që mund të ketë në tregun e investimeve. Marrja e një vendimi për të investuar në një fond pensioni privat është një investim shumë i mirë sidomos për individët që janë në një moshë të re është avantazh shumë i mirë që kanë shumë kohë për të investuar”, theksoi z. Koçi.
Trashëgueshmëria dhe paprekshmëria e këtyre fondeve janë dy garanci që duhet ta nxisin çdo të ri të anëtarësohet në këto fonde.
Zëvendësdrejtori i SIGAL INVEST, shtoi: “Të gjitha asetet janë të trashëgueshme. Pra nuk humbasin shkojnë te familjarët. Gjithashtu asetet që ka një individ në fondin e pensionit privat janë pronë e patjetërsueshme dmth ato nuk mund të bllokohen nga palët e treta nëse individi ka probleme financiare. Janë fonde të dedikuara për moshën e pleqërisë dhe janë të mbrojtura me ligj.”
Vlera e aseteve neto të një fondi është tregues për qëndrueshmërinë dhe garancitë financiare. Sipas raportit të fund shtatorit të AMF-së për tregjet e pensioneve private SIGAL Pensione zotëron vëllimin më të lartë të tregut thuajse 38 milionë euro asete neto afërsisht 38% të totalit të të gjithë tregut të pensioneve private në vend.
Një tjetër garanci për kontribuesit është se Fondi i Pensioneve SIGAL është pjesë e SIGAL Insurance Group kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajonin Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.




