16.5 C
Tirana
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRëndësia e kulturës së sigurimeve vullnetare: mësimi që duhet nxjerrë nga Tragjedia...

Rëndësia e kulturës së sigurimeve vullnetare: mësimi që duhet nxjerrë nga Tragjedia e Fushë-Krujës

Fundi i vitit dhe periudha e festave sjellin gëzim, por kërkojnë gjithashtu kujdes të shtuar në rrugë. Tragjedia e fundit në Fushë-Krujë, ku një qytetar 62-vjeçar humbi jetën nga një aksident automobilistik, kur ishte duke ndihmuar ndezjen dhe lëvizjen e një tjetër automjeti, rikthen në vëmendje rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe vigjilencës së çdo drejtuesi.

Hetimi i aksidentit po vazhdon për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e drejtuesit të automjetit. Vetëm pas përfundimit të hetimeve mund të vendoset nëse faji bie mbi drejtuesin dhe të aktivizohet e drejta për kompensim financiar për familjen e viktimës.

Një rrethanë tjetër që ka dalë nga vendngjarja, sipas raportimeve paraprake në media, është përpjekja e kalimtarit fatkeq për të ndihmuar një automjet në vështirësi lëvizjeje gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo na bën të reflektojmë edhe mbi rëndësinë e siguracioneve vullnetare dhe se si vetëm njeri syresh, mbase më pak i kushtueshmi ndër të gjitha produktet e sigurimit, mund ta shpëtonte jetën e një kalimtari dashamirës dhe ndihmues në rastin e aksidentit në Fushë-Krujë.

Një siguracion minimal, AUTOSOS. Autososi mund të jetë shpëtimi i parë për çdo automjet në muajt e ftohtë dimërorë. Me një kosto të papërfillshme AUTOSOS garanton ndihmë në vendngjarje dhe transport në servis, brenda dhe jashtë Shqipërisë, sipas paketës, duke shmangur nevojën për ndihma nga kalimtarë të rastit. Profesionistë të ndërhyrjes motorike do të gjenden në vendngjarje dhe do të japin ndihmën në përputhje me Rregullat e qarkullimit rrugor, pa u bërë rrezik aksidenti.

Ky rast nuk është thjesht simbolik; është një reflektim i kulturës së sigurimeve dhe i kujdesit ndaj jetës dhe pronës. Vigjilenca në rrugë dhe kultura e sigurimit mund të shpëtojnë jetë dhe të minimizojnë pasojat e aksidenteve. Ky është mësimi që vjen nga tragjedia e Fushë-Krujës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat