Me qindra e mijra drejtues automjetesh po dalin nga kufiri i Republikës së Shqipërisë për udhëtimet festive të fundvitit.
Rruga e gjatë në dimër dhe shpërqëndrimi si pasojë e klimës festive, sjell shpesh harresa, pavëmendje, ulje të vigjilencës ndaj kontrolleve rutinore të makinës e deri te drejtimi i saj.
Për rrjedhojë defekte dhe aksidente nga më të ndryshme të automjetit zënë fill.
Mirëpo të papriturat larg vendit tënd nuk nënkuptojnë të mbetesh rrugëve të Evropës me makinë të dëmtuar.
Për ta garantuar financiarisht këtë rrezik SIGAL INSURANCE GROUP ka menduar një mekanizëm financiar të leverdishëm.
AUTOSOS EUROPË garanton qendër të kontaktit 24/7 me një qendër të specializuar për të konsultuar telefonikisht defektet e mundshme. Klienti që ka blerë AUTSOS Europën këtë shërbim e ka pa limit.
Po ashtu, ai mund të përfitojë riparim në vendngjarje, me të drejtë përdorimi 2 herë përgjatë jetëgjatësisë së kontratës AUTOSOS, për shërbime me koston maksimale 200 euro për ngjarje.
Gjithaq, mbajtësi i policës AUTOSOS, përfiton zhvendosjen me karroatrec, me të drejtë shfrytëzimi 2 herë përgjatë jetëgjatësisë së kontratës së sigurimit, me koston 250 euro për ngjarje.
Përfitimi më interesant, veçmas në raste kur udhëtari ka limite kohore të ngushta, që po udhëton për punë të ngutshme, janë njeri ndër këto tre opsione:
A) Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti, 1 herë në vit, për 2 ditë, me koston 50 euro dita,
B) akomodimi në hotel, 1 herë në vit, për 3 ditë me koston maksimale 50 euro nata dhe
C) transport aletrnativ me avion, tren ose taksi, 230 euro koston totale të ngjarjes.
Sa kushton kjo garanci financiare e mosmbetjes në asnjë rrugë të Evropës, për ty dhe mjetin tënd?
Vetëm 5 mijë Lekë nëse edhe TPL-ja e automjetit tënd është SIGAL.
Nëse blen AUTOSOS paralelisht me Kartonin Jeshil në SIGAL, bashkërisht…vetëm 3 mijë Lekë. Përfitimet? 1 me 100.