11.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy shokë, dy rrugë dhe dy shembuj se si koha e duhur...

Dy shokë, dy rrugë dhe dy shembuj se si koha e duhur e investimit në SIGAL PENSION mund të të ndryshojë jetën

Në vijim do të lexoni një fabulë ilustruese: Dy shokë, një rrugë, dy rezultate krejt të ndryshme. Dallimi: konteksti kohor i vendimmarrjes.

Personazhet po i quajmë Elvis dhe Elton. Dy shokë të ngushtë.  E njëjta shkollë, i njëjti universitet, e njëjta punë, i njëjti pozicion. E njëjta vendimmarrje: “Do të investojmë te Fondi i Pensioneve SIGAL”.

Dy kohët ndryshojnë.

Elvisi zgjedh të fillojë herët, kur është 20 vjeç. Ai vendosi të kontribuojë rregullisht në Sigal FOND PENSIONI. Elvisi kurseu 4,000 € në vit (rreth 333 € në muaj). Ai vazhdon kështu deri në 40 vjeç, pastaj ndalon kontributet dhe lejon paratë të rriten deri në pension.

Eltoni, rasti i dytë, nga ana tjetër, mendoi:  “Kam kohë, po e shijoj jetën tani.” Ai fillon kursimet vetëm në moshën 40-vjeçare, duke paguar po 4,000 € në vit deri në 65 vjeç.

Çfarë ndodhi kur arrijnë 65 vjeç? Cilat janë dy rezultatet e ndryshme?

Elvisi:

  • Kontributet totale: 80,000 €

  • Vlera në 65 vjeç: ≈ 383,700 €

  • Fitimi nga interesi i përbërë: ≈ 303,700 €

  • Pension mujor (për 15 vite): 2,131 €

Eltoni:

  • Kontributet totale: 100,000 €

  • Vlera në 65 vjeç: ≈ 179,500 €

  • Fitimi nga interesi i përbërë: ≈ 79,500 €

Edhe pse Elvisi ka paguar 20,000 € më pak, del me rreth 204,000 € më shumë.

Pse vjen kjo diferencë kaq e madhe?

PËRGJIGJA ËSHTË E THJESHTË:

Kjo është fuqia e interesit të përbërë: koha bën punën, jo magjia.

Pse ndodh kjo? Sepse paraja ka dy motorë:

  1. Principal, ajo që paguan ti

  2. Interesi mbi interes, ajo që punon për ty, kur ti fle

Siç thuhet shpesh në botën shifrore: “Interesi i përbërë është forca më e fuqishme në univers.”

Nëse je 20–35 vjeç, ke avantazhin më të madh të jetës tënde: kohën. Mos e humb më kot atë. Nis me një plan të thjeshtë, konsistent dhe të qëndrueshëm.

Bashkoje rininë me interesin e përbërë: interesin që “punon për vete” me kalimin e kohës dhe të sjell mrekulli në të ardhmen.

Si rasti i Elvisit dhe diferenca e papërshkrueshme me Eltonin. Është strategji e mençur për njerëz që duan dinjitet, liri dhe opsione në të ardhmen. Për më tepër vizito SIGAL FOND PENSIONI

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat