Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 flasin qartë dhe pa zbukurim: në gjithë vendin jetojnë vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45% më pak krahasuar me censin e vitit 2011.
Kjo rënie nuk lidhet thjesht me lindjet e pakta, por mbi të gjitha me emigracionin masiv, i cili në këtë grup-moshë ka marrë përmasa pandemike.
Brenda vetëm dy censeve, 2011–2023, numri i të rinjve është tkurrur tre herë më shumë se popullsia totale e vendit.
Këto shifra nuk janë thjesht statistikë, ato janë një sinjal i qartë për të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve.
Skema publike funksionon mbi një parim solid: brezat e rinj kontribuojnë sot, që të moshuarit të marrin pensionet e tyre. Formula është e thjeshtë: shumë të rinj → më pak barrë për sistemin → më shumë siguri për të moshuarit.
Por kur të rinjtë pakësohen me ritme kaq drastike, mekanizmi i skemës së sotme lëkundet.
Një shoqëri me 45% më pak të rinj e ka të vështirë të mbajë mbi supe të njëjtin numër pensionistësh. Ky është thelbi i alarmit demografik të ditëve tona: skema aktuale e pensioneve nuk mund të qëndrojë e pandryshuar në një vend që po plaket me shpejtësi.
Rinia është një fluturim i bukur, por kalimtar; dhe herët a vonë, secili prej nesh do të ulet në “folenë” e moshës së tretë.
Pikërisht prandaj, sfida demografike duhet të na nxisë të mendojmë qysh sot për sigurinë ekonomike të nesërme.
Investimi në pensionet private janë nevojë kombëtare për pavarësi dhe dinjitet në moshë të tretë.
Për fat të mirë, tregu shqiptar ofron mundësi të provuara dhe të sigurta.
SIGAL Invest, pjesë e familjes SIGAL Insurance Group, me 38 milionë euro asete neto dhe një traditë të gjatë serioziteti, është udhëheqëse e tregut në këtë fushë.
Shembulli është i thjeshtë: 100 euro në muaj sot mund të shndërrohen në një pension të dytë të qëndrueshëm pas 20 vjetësh, një investim që jo vetëm rrit vlerën me kalimin e kohës, por edhe përfiton nga avantazhet e anëtarësisë në SIGAL.
Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe as të ardhurat tona të moshës së tretë. Sot është dita për të ndërtuar sigurinë e nesërme.




