Orët e para të mëngjesit, një drejtues automjeti humbi kontrollin në autostradën Tiranë-Durrës dhe u përplas me barrierat anësore, duke shkaktuar dëme materiale në barriera dhe në mjetin e tij.
Duke apeluar kujdes të shtuar dhe vëmendje në qarkullim, rastin duam ta përdorim si ilustrim të listës së siguracioneve që do të mund të ndihmonin çdo drejtues mjeti motorik nëse i zotëron këto lloj siguracionesh dhe nëse gjendet në një situatë të ngjashme.
E para aktivizohet TPL-ja. Ky siguracion i detyrueshëm merr përsipër mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. TPL, për një autoveturë ofron mbulim deri në 750 mijë euro dëme.
E dyta që aktivizohet vetëm në rrethana të caktuara është TPL Plus, vetëm nëse drejtuesi e ka, nëse vërtetohet që aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi drejtonte një mjet me fuqi më të lartë motorike se sa leja e tij e drejtimit, apo në kushte të të qenit alkool-pozitiv deri në 0.5 mg/L. TPL Plus ofron mbulim deri në 10 mijë euro dëme materiale ndaj të tretëve.
E treta që aktivizohet, nëse drejtuesi e ka, është AUTOSOS-i. Ky siguracion, që në SIGAL Insurance Group kushton vetëm 3,000 ALL, ofron asistencë telefonike 24/7, riparim në vend kur është e mundur në rast defekti dhe karroatrec. Mbulimi deri në 40,000 Lekë në vit, 2 ngjarje karroatreci dhe 2 ngjarje ndërhyrjeje mekaniku në vit.
E katërta që do të aktivizohej në rast se drejtuesi do ta kishte një siguracion të tillë, për të mbuluar dëmet në automjetin shkaktar të aksidentit të aksidentit, do të ishte SIGURACIONI KASKO. Në rastin konkret, duke iu referuar pamjeve fotografike, për 231 euro në vit, dëmi disa mijra eurosh në mjetin shkaktar do të mbulohej nga siguracioni.
Siguracioni i pestë që aktivizohet, nëse drejtuesi i mjetit e ka, lidhet me mbulimet e shpenzimeve shëndetësore te ai si drejtues mjeti. Siguracioni nga aksidentet personale. Duke filluar nga 60 euro në vit, drejtuesi i mjetit mund të siguronte deri në 24 paga vjetore nga aksidentet personale.
Referuar rastit konkret, me siguracionin e detyrueshëm TPL, me siguracionet vullnetare TPL Plus, Autosos, KASKO dhe aksidente personale, kostoja e një aksidenti mijra eurosh në dëm të automjetit, pronës publike dhe faturave mjekësore të drejtuesit, do të kushtonte 0 lekë.
Kjo sepse për të gjitha dëmet do të kujdesej kompania e sigurimeve




