Një tjetër aksident fatal me pasojë vdekjen ka zënë titujt e lajmeve mëngjesin e sotëm.
Një tjetër viktimë si pasojë e aksidentit rrugor.
Ngjarje të tilla tronditëse rikujtojnë se siguria rrugore mbetet sfidë e përhershme dhe përgjegjësi e përbashkët.
Kujdesi në drejtim mbetet parësor.
Por po ashtu parësore është edhe të njihen mirë siguracionet dhe të drejtat që aktivizohen.
Nevoja për kujdes më të madh në qarkullim, respektim të rregullave dhe forcim të kulturës së sigurisë, si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për këmbësorët, e bashkëlidhur me njohjen e instrumenteve financiare të sigurisë financiare në rast aksidentesh, janë me shumë përfitim.
Në raste të tilla vlen të theksohet rëndësia e mekanizmave mbrojtës për qytetarët dhe familjet e tyre, si sigurimet e detyrueshme motorike, sigurimet për shëndetin dhe aksidentet personale, të cilat ofrojnë një shtresë të domosdoshme mbështetjeje në situata të paparashikueshme.
E drejta e kërkesës së dëmshpërblimit të familjes së viktimës mbetet e patjetërsuar. Por nuk mund të thuhet që kjo nënkupton të mirëqenë dëmshpërblimin. Teorikisht, në mjaft raste viktima mund te jete fajtor dhe ne kete rast nuk demshperblehet: fajësinë në aksident e vendos vetëm hetimi policor.
Po ashtu, edhe shkaktari i aksidentit, mund të delegojë te kompania siguruese kostot materiale në mjetin e vetë: përmes KASKO-s, nëse do ta kishte.
Po ashtu, edhe për shëndetin e drejtuesit, nëse do të kishte një siguracion për aksidentet personale dhe/ose çdo sigurim tjetër për shëndetin.
Ky aksident, i disajti në radhë, mbetet një thirrje për reflektim dhe veprim, në mënyrë që rrugët të jenë më të sigurta dhe që jetët të mbrohen në çdo kohë.




