Raporti zyrtar 10-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (janar–tetor 2025), në drejtim të aksidenteve personale dhe sigurimeve të shëndetit, konfirmon rritjen e qëndrueshme të tregut të sigurimeve në vend, i cili është zgjeruar me 2.67%.
SIGAL IG është rritur me 4.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këtë performancë të tregut, SIGAL Insurance Group zotëron 50.64% të tregut në drejtim të primeve të shkruara bruto.
Në drejtim të pagesave të dëmeve, sipas AMF-së, 50.68% të të gjitha dëmeve të paguara në treg për sigurimet e shëndetit dhe aksidenteve personale kryhen nga SIGAL IG.
Vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2025, kompania ka paguar 3.92 milionë euro dëme, diçka më shumë se gjysma e gjithë dëmeve të paguara nga i gjithë tregu për këtë kategori.
SIGAL IG vijon të mbështesë klientët përmes një game të gjerë produktesh cilësore, si sigurimi i aksidenteve personale dhe sigurimi i shëndetit privat, ku përfshihen paketat e kartave shëndet Gold, Silver dhe Standard, si edhe produktet Jetë Plus dhe Jetë Plus me Cash. Këto produkte jo vetëm ofrojnë mbrojtje të plotë, por edhe tregojnë përpikmërinë e kompanisë për t’u ofruar familjeve dhe individëve një siguri reale dhe të prekshme.





