SIGAL Insurance Group, sipas raportit të fundit të AMF për 10-mujorin e parë të vitit 2025, periudha janar-tetor 2025, zotëron 20.97% në tregun e sigurimeve motorike në total të tregut në Shqipëri.
Kompania kryeson pothuajse në të gjitha segmentet kryesore të këtij tregu.
Sipas indikatorëve zyrtarë, SIGAL IG zotëron 20.6% të tregut të sigurimit të detyrueshëm TPL, duke e konfirmuar si zgjedhjen e parë të drejtuesve të mjeteve.
Po ashtu, kompania kryeson dukshëm në sigurimin ndërkombëtar Karton Jeshil, ku mban 25% të tregut, një tregues i rëndësishëm për klientët që udhëtojnë jashtë vendit.
Në segmentin e sigurimeve të kufitare, SIGAL IG ka arritur të sigurojë 19% të tregut, ndërsa në sigurimin KASKO, një kategori e lidhur ngushtë me standardet e cilësisë dhe besimit, kompania zotëron 19.88% të tregut.
Ndërkohë, për periudhën e raportuar, kompania ka paguar rreth 10.567.000 euro dëme, duke konfirmuar angazhimin e saj për mbrojtjen dhe mbështetjen e klientëve në çdo rast, sipas standardeve më të larta të industrisë së sigurimeve.
Performanca e SIGAL IG dëshmon jo vetëm forcën financiare të kompanisë, por edhe besimin e palëkundur të qytetarëve në shërbimet dhe garancitë që ajo ofron.




