17.5 C
Tirana
Thursday, December 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi përllogariten dëmet pasurore me pasoja shëndetësore pas një aksidenti? Shembulli ilustrues...

Si përllogariten dëmet pasurore me pasoja shëndetësore pas një aksidenti? Shembulli ilustrues i personit me moshën dhe pagën mesatare të njëjtë me Republikën e Shqipërisë

Më poshtë do të përpiqemi të shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë se si llogariten dëmet pasurore.

Dëmet pasurore llogariten me formula të vendosura nga rregullorja e AMF-së, sipas vendimit të bordit nr. 125/2021.

Si shembull ilustrues marrim personin X, me pagë mesatare prej 830 euro dhe moshë mesatare 42.5 vjet, i martuar dhe me dy fëmijë të mitur.

Mosha dhe paga e personit nuk u zgjodhën rastësisht.

Personi ka moshë dhe pagë mesatare të njëjtë me moshën dhe pagën mesatare të Republikës së Shqipërisë.

DËMI PASUROR

Paaftësia e përkohshme

Si llogaritet paaftësia e përkohshme?

Në këtë rast dëmshpërblimi është diferenca mes pagës së plotë dhe asaj të marrë gjatë raportit mjekësor, deri në 6 muaj. Për të papunët, llogaritja bazohet në pagën minimale. Në çdo rast mbulohen edhe shpenzimet spitalore e farmaceutike të dokumentuara.

Paaftësia e përhershme

Si llogaritet paaftësia e përhershme?

Në këtë rast dëmshpërblimi përllogaritet me një formulë që kombinon të ardhurat vjetore, koeficientët e kapitalizimit të cilët janë fiks dhe të shprehur në tabelat e AMF për secilën moshë në raport me moshën e daljes në pension dhe përqindjen e humbjes së aftësisë, plus shpenzimet mjekësore të provuara.

Dëmi= 9960 (paga vjetore) X 19.93 (koeficienti i kapitalizimit për Meshkuj, mosha 43 në tabelën e AMF) X 50% (sepse 50% ishte shkalla e paaftësisë) X 0.9 (koeficienti i daljes në pension kur nuk je në pension)

Dëmi= 9960 X 19.93 X 50% X 0.9

Dëmi përafërsisht 89 mijë euro 

Rasti i vdekjes

Po rasti fatal, vdekja?

Në këtë rast llogaritja bëhet ngjashëm me formulën e paaftësisë së përhershme, vetëm se sipas përqindjeve të miratuara paraprakisht nga AMF, në varësi të personave të tjerë në familje (përveç) të ndjerit, bëhet zbritja e Koeficientit të të ardhurave për vetë nevojat e personit.

Në rastin ilustrues që kemi zgjedhur, personi ka dy fëmijë të mitur dhe bashkëshorten dhe përllogaritet një zbritje 30% si Koeficient i të ardhurave për vetë nevojat e personit, sipas formulës së AMF.

Dëmi = ( 9960 (Të ardhurat personale vjetore) – 30% ( koeficienti i të ardhurave për vetë nevojat e personit X 9960 (të ardhurat personale vjetore)) X 19.93 (koeficienti i shumës së kapitalizuar, fiks në tabelën e rregullores së AMF) X 0.9 (koeficienti i moshës së daljes në pension)

Dëmi afërsisht 125 mijë euro

Përllogaritja e dëmeve pasurore është një proces i qartë dhe i standardizuar sipas rregullores së AMF-së.

Ajo ndryshon sipas pasojës së pësuar, qoftë paaftësi e përkohshme, paaftësi e përhershme, apo vdekje.

Ky sistem siguron transparencë dhe uniformitet në përcaktimin e dëmshpërblimeve në Republikën e Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat