11.5 C
Tirana
Wednesday, December 3, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksident në Pjetroshan: Çfarë siguracionesh aktivizohen

Aksident në Pjetroshan: Çfarë siguracionesh aktivizohen

Rreth orës 15:10, në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë fshatit Pjetroshan, dy automjete u përplasën mes tyre.

Katër persona, dy drejtues dhe dy pasagjerë, u dëmtuan dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtim.

Policia po heton për të përcaktuar fajësinë dhe dinamikën e aksidentit.

Sigurimi i detyrueshëm TPL
Pas përcaktimit të fajësisë, aktivizohet TPL-ja e mjetit shkaktar. Ky sigurim mbulon dëmet e palëve të treta, qoftë materiale apo shëndetësore, deri në 750 mijë euro.

Nëse pasagjerë ishin në mjetin shkaktar, edhe ata mbulohen nga TPL. Në rast bashkëfajësie, përgjegjësia ndahet mes dy drejtuesve në mënyrë të barabartë.

KASKO dhe MINIKASKO
Sigurimi KASKO mbulon dëmin në vetë mjetin shkaktar, zakonisht deri në 90% të vlerës.

Ndërsa MINIKASKO mbulon deri në 1 milion lekë dëme materiale në përplasjet mes mjeteve në lëvizje.

Nëse të dy drejtuesit rezultojnë bashkëfajtorë dhe të dy kanë MINIKASKO, atëherë secili trajtohet nga sigurimet përkatëse: njëra palë nga MINIKASKO, pala tjetër me 50% TPL dhe 50% MINIKASKO (nëse e kërkon).

Shëndeti i drejtuesit

Drejtuesi i mjetit shkaktar nuk mbulohet nga TPL, por nëse ka një sigurim shëndeti ose sigurim nga aksidentet personale, dëmtimet e tij mund të mbulohen nga kompania. Ekzistojnë edhe produkte të posaçme për raste humbjeje jete në aksident.

TPL Plus
Ky sigurim aktivizohet në raste të veçanta, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit (nën 0.5 mg/L) ose drejtimi i mjetit pa kategorinë e duhur. TPL Plus mbulon deri në 1 milion lekë dëme materiale.

Nëse drejtuesit do të kishin këto siguracione, barrën financiare të përplasjes, do ta mbulonin kompanitë e sigurimit dhe jo vetë shkaktarët e aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat