(Koha e leximit 5 minuta e 30 sekonda)
Një fotoraportim nga Pedonalja e Shkodrës tregoi dje një ngrohëse të një restoranti që kishte marrë flakë. Të dhëna nëse zjarri është përhapur më tej nuk ka. Po ashtu nuk ka të dhëna për dëme tek njerëzit, por rasti tregon sa thelbësore janë disa siguracione bazë për çdo biznes të këtij lloji.
Bombolat e gazit kanë një detyrim ligjor për ta siguruar përgjegjësinë e tyre ndaj dëmeve. Bombolat, me limite të veçanta sipas kapaciteteve, detyrohen nga ISHTI për të qenë të siguruara.
Dëmet e atyshme duket të kenë qenë minimale, (për fatin e mirë!) por rasti na nxit të mendojmë një skenar krejt të mundshëm e jo të panjohur në Shqipëri:
Po sikur flakët të shkrumbonin një restorant, madje edhe biznesin fqinj me të, e të shkaktonin po ashtu lëndime në klientelë dhe staf e po ashtu të sillnin ndërprerjen disaditore të aktivitetit? A do t’ia dilte dot sipërmarrësi i vetëm përpara të gjitha këtyre përgjegjësive financiare? A do të rikthehej dot në treg?
Siguracionet janë mbështetja e duhur! Si mund të ndihmonin siguracionet në këtë rast hipotetik qendrueshmërinë e restorantit?
Këto janë pesë siguracione të rëndësishme, të cilat aktivizohen menjëherë në raste dëmesh dhe që çdo administrator strukturash të tilla duhet t’i njohë e t’i ketë parësore në investimin e tij për siguri financiare.
Një ngjarje aksidentale me kosto shumëmilionëshe mund të kthehet në një ngarkesë zero për ekonominë e biznesit falë këtyre pesë siguracioneve:
a) sigurimi i biznesit
b) sigurimi i përgjegjësisë së restoranteve
c) sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
d) sigurimi i personelit nga aksidentet
e) sigurimi i ndërprerjes së biznesit
Rasti hipotetik i një plani të integruar sigurimesh për një restorant: një lokal 50 m², me 5 punonjës që marrin secili një pagë vjetore prej 12,000 €, dhe një fitim ditor prej 1,000 €
| Lloji i siguracionit | Çmimi i përafërt, i mesatarizuar, VJETOR | Mbulimi maksimal |
| A. Sigurim biznesi, 50 m2 restorant | 50 € | 50,000 € |
| B. Përgjegjësia e restorantit dhe hotelit | 50€ | 25,000€ |
| C. Përgjegjësia ndaj fqinjit | 20 € | 20,000 € |
| D. Sigurim personeli, 5 punonjës, 2 paga vjetore | 40 € x 5 | 24,000 € x 5 |
| E. Sigurim i ndërprerjes së biznesit | 450€ | 45,000 € |
A. Sigurimi i biznesit
Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe paisjet nga zjarri dhe termeti deri ne 1000 Eur per meter katror. Në varësi të objektit dhe risqeve, çdo sigurues sygjeron mbulimin me te mire te riskut te biznesit.
Nëse zjarri i djeshëm do të kishte shkrumbuar ambientet e brendshme të një lokali prej 50 m², atëherë dëmi që do paguante siguruesi do të ishte 50,000 euro.
B. Sigurimi i përgjegjësisë së bareve, restoranteve dhe hoteleve në SIGAL IG
Ky lloj sigurimi garanton mbulim për dëmtimet trupore dhe pasurore që mund t’u shkaktohen të tjerëve gjatë veprimtarisë në ambientet e biznesit.
Me një pagesë mesatare prej 50 euro në vit, biznesi mund të sigurojë një limit përgjegjësie deri në 25 mijë euro dëme ndaj klientëve.
C. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
Përgjegjësia restoranteve dhe hoteleve mbulon vetëm dëmet brenda ambienteve të vetë biznesit. Nëse zjarri përhapet dhe dëmton pronën fqinje, ekziston sigurimi i posaçëm “përgjegjësia ndaj fqinjit”. Me vetëm 20 euro në vit, biznesi mund të sigurojë mbulim deri në 20 mijë euro dëme te fqinji i dëmtuar.
D. Sigurimi i personelit nga aksidentet në punë
Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. 24 paga vjetore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë, zbritje në klinikat private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 100,000 Lekë. Për një punonjës me rrogë vjetore 1 milion Lekë në restorant, me mbulim prej 2 pagash vjetore, kostoja e sigurimit do të ishte vetëm 40 euro në vit.
E. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit
Nëse zjarri do të shkrumbonte restorantin, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 45 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike rreth 45 mijë euro. Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili kushton jo më shumë 450 euro në vit (vlerësohet rast pas rasti), biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte xhiron e munguar gjatë këtyre ditëve. Kjo do t’i garantonte pronarit likuiditet dhe mbrojtje financiare edhe në rast të shkatërrimit të plotë të aktivitetit.
Siguria financiare maksimale
Në total, për rreth 320 euro në vit (50 € sigurimi i biznesit, 50 € përgjegjësia e restorantit, 20 € përgjegjësia ndaj fqinjit dhe 200 € sigurimi nga aksidentet personale për 5 punonjës) si dhe rreth 450 € për opsionin e ndërprerjes së aktivitetit, një restorant mund të jetë i mbrojtur maksimalisht ndaj rreziqeve të mundshme, mes tyre edhe shumë serioze, që mund t’ia cënonin aktivitetin e biznesit.
Një paketë e tillë sigurimi i shkarkon biznesit çdo barrë:
Për dëmtimet e mundshme të klientëve, stafit, për dëmtimin e brendshëm dhe të biznesit, si edhe për mungesën e fitimit do të përgjigjet siguracioni.
Këto pesë polica, të kombinuara, rrisin ndjeshëm qëndrueshmërinë, garancitë dhe seriozitetin e çdo biznesi të këtij sektori.
SIGAL Insurance Group i ofron me çmimet dhe kombinimit me të frytshme në treg të pesta këto paketa sigurimi.
Kompania për vitin 2025 paguan 42.31% të dëmeve të tregut të sigurimeve në pronë.
Këto janë të dhëna zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
AMF publikoi pak ditë më parë raportin e 10-mujorit të parë të vitit 2025, periudha janar-tetor.
Mbi 179 milionë Lekë dëme të paguara, 63.61% më shumë se sa vitin e shkuar, dëshmojnë qëndrueshmërinë dhe korrektesën e SIGAL INSURANCE GROUP, si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.




