Tregu shqiptar i sigurimeve ka publikuar të dhënat zyrtare për 10-mujorin e parë të vitit 2025, ku vihet re se sigurimet e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës kanë gjeneruar pagesa dëmesh në vlerën e 423.5 milionë lekëve (rreth 4.39 milionë euro).
Nga kjo shumë, 42.31% është paguar vetëm nga SIGAL Insurance Group, duke e renditur kompaninë si kontribuuesen kryesore në dëmshpërblimet e këtij segmenti.
Ndërkohë, krahasuar me një vit më parë, SIGAL IG ka paguar 63.61% më shumë si vlerë së dëmshpërblimesh.
Sa i përket interesit të qytetarëve për të siguruar pronën, rritja mbetet modeste.
Në 10-mujorin janar–tetor 2025 janë paguar 2.4 miliardë lekë (24.88 milionë euro) për sigurime prone, vetëm 4.01% më shumë se një vit më parë. Pavarësisht se Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve, përmbytjeve dhe zjarreve, rritja e ndërgjegjësimit mbetet ende nën pritshmëritë dhe nën nevojën reale.
Nga raporti i AMF-së bie në sy një fakt tjetër domethënës: 1 në 4 dëme të paguara në të gjithë tregun, jetë dhe jo-jetë, mbulohen nga SIGAL Insurance Group.




