Dy janë rastet kur nga TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit, nuk ofron mbulim për pasagjerët e atij mjeti:
- Kur bashkudhëtari ndodhet me vullnetin e tij në mjetin motorik shkaktar të aksidentit, të drejtuar nga një drejtues i paautorizuar, nëse provohet se personi që ndodhet në mjet ishte në dijeni të këtyre rrethanave
- Çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, kur provohet se personi ishte në dijeni të kësaj rrethane
Në këto raste, ligji shqiptar e konsideron pasagjerin palë të tretë, pavarësisht se ndodhej në mjetin fajtor.
Përgjigjja e kësaj pyetjeje të zakontë është e thjeshtë: Po! TPL-ja e mbulon, në rast se nuk konsumohen dy kushtet e renditura më sipër.
Kjo do të thotë se ai përfiton dëmshpërblim të plotë nga sigurimi i detyrueshëm motorik (TPL) i mjetit shkaktar, njësoj si çdo person tjetër i dëmtuar në aksident.
Pasagjeri i lënduar ka të drejtë të marrë kompensim për: dëmtimet trupore, trajtimet mjekësore dhe rehabilitimin, të ardhurat e humbura, nëse ka pamundësi për punë, dëmet materiale, si dëmtimet e sendeve personale etj.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shkaktar është i vetmi që nuk mbulohet nga TPL-ja, pasi ligjërisht mban përgjegjësinë për shkaktimin e aksidentit.
Të gjithë personat e tjerë të dëmtuar, përfshirë pasagjerin e tij, mbrohen nga sigurimi.




