Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore është zgjidhja që na mbron jetën financiare dhe shton aftësinë rimëkëmbëse. Gjashtë vjet pas një prej ngjarjeve më tragjike që ky vend përjetoi, do të duhej ta kishim edhe si orientim financiar.
Më 26 nëntor 2019, toka u drodh me goditjen më të fortë të pesë dekadave. 51 jetë u humbën, 913 njerëz u plagosën, mbi 200 mijë u prekën dhe dëmet arritën në 986 milionë euro sipas vlerësimeve zyrtare.
Ajo që pakkush e tha atëherë është se 86% e këtij dëmi ishin humbje private. Shumica, fatkeqësisht, të pasiguruara. Rreth 800 milionë euro ranë mbi supet e ekonomive private te qytetarëve, familjeve dhe bizneseve. Ishte një goditje që tregoi se mungesa e sigurimit është një gabim shumë-milionësh që i dobëson familjet shqiptare në momentet më të vështira.
Të vetmit që u rimëkëmbën shpejt, ishin ata që kishin siguruar banesat dhe bizneset.
Ndërsa shumë të tjerë, fatkeqësisht, pavarësisht ndihmave bamirëse apo shtetërore, përditë shohim kronika familjesh që ende presin, që ende shpresojnë.
Në ato ditë kaotik SIGAL Insurance Group u dallua për shpejtësinë e verifikimeve në terren dhe dëmshpërblimet e kryera në kohë rekord, duke ndihmuar mbi 2,200 familje dhe biznese me më shumë se 15 milionë euro. Edhe për tërmetin e shtatorit 2019, kompania kishte paguar 1.5 milionë euro për mbi 400 përfitues.
Në total, 16.5 milionë euro të paguara për mbi 2,500 përfitues mishërojnë më së miri shprehjen: “Kur askush tjetër të mos mundet, SIGAL do të jetë pranë teje.”
E megjithatë, edhe pse Shqipëria renditet çdo vit ndër vendet më të rrezikuara në Europë nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret, ne vazhdojmë të sigurojmë më pak se çdo popull tjetër në kontinent. Madje këtë vit, vetëm në 9 muajt e parë, janë paguar 10% më pak për sigurime se viti i kaluar per te njejten periudhe.
Në një ditë si kjo, kur vendi është nën ujë, vetëm pak ditë pasi u përball me zjarre të përhapura, 26 nëntori duhet të na kujtojë se sa e domosdoshme është të jemi të siguruar.




