16.5 C
Tirana
Friday, November 21, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFORUMI EKONOMIK SHQIPËRI-JAPONI në Top News/ Avni Ponari, kryetar i AJCCI: Mundësitë...

FORUMI EKONOMIK SHQIPËRI-JAPONI në Top News/ Avni Ponari, kryetar i AJCCI: Mundësitë tona të mëdha

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO), organizuan dje forumin e parë të biznesit Shqipëri-Japoni, në kuadër të shtimit dhe forcimit të shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.

Avni Ponari, kryetar i Dhomes së Tregtisë dhe Industrisë Shqiperi-Japoni, i sapokthyer nga nje vizite zyrtare njejavore ne Japoni, me perfaqesues te larte te biznesit dhe politikes se jashtme japoneze, shprehu bindjen ne fjalen e tij se potenciali i Shqipërisë është premtues dhe modelet japoneze të biznesit mund të ndërtojnë ura shumë të qëndrueshme bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë.

“Dhoma jonë ka përkushtimin e plotë për të mbështetur dhe përfaqësuar interesat e investitorëve japonezë në Shqipëri, kemi gatishmërinë për të lehtësuar çdo partneritet duke promovuar dialogun dhe suksesin e bizneseve japoneze brenda vendit tonë.

Vendi ynë sot ofron një klimë ekonomike të favorshme, mikpritëse, brenda së cilës inovacioni dhe tradita e modeleve japoneze të biznesit do të gjendeshin mjaft mire”, tha ai, duke vlerësuar shumë organizimin e forumit të pare ekonomik Shqiperi-Japoni.

“Vizioni ynë është që Shqipëria të bëhet një portë hyrëse e bizneseve japoneze në Ballkanin Perëndimor, në Ballkan dhe në Evropë”, u shpreh z. Ponari.

Z. Ponari u shpreh se Shqiperia eshte ne gjendje te sherbeje tanime si qender rajonale per biznesin japonez, produktet e te cilit jane prej kohesh te pranishme ne tregun tone dhe kane nje reputacion te shkelqyer. Ai shtoi se nevojiten me shume perfaqesi dhe shkembime te drejtperdrejta.

Punimet e ketij forumi i përshëndeti ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit në Shqipëri, znj. Ibrahimaj, ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, z. Kikuko Kato dhe z. Ermal Muça, ambasadori i Shqipërisë në Japoni si edhe drejtorja e Përgjithshme e AIDA-s, znj. Laura Saro.

Forumi vijoi punimet me dy seanca diskutimesh teknike të mundësive të bashkëpunimit në energji, infrastrukture, inovacion, teknologji të avancuar dhe mjedis,z. Yoshikai Ishihara, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Mbështetjes të Bizneseve jashtë vendit të JETRO u shpreh se bizneset japoneze kanë shprehur tashmë interes për vendin tone, duke prezantuar disa prej tyre qe ishin pjesemarres ne takim. Z. Ishihara shtoi se JETRO eshte e angazhuar te mbeshtese bizneset japoneze qe duan te shfrytezojne mundesite ne Shqiperi dhe ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Bashkepunimi dypalesh, ne bindjen e tij, do te sillte shume përfitime.

Forumi i Parë i Biznesit Shqipëri–Japoni shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. Me vizion të përbashkët dhe vullnet bashkëpunimi, Shqipëria dhe Japonia hapin një perspektivë të re për investime, partneritete dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat