26 nëntori po afrohet. Një datë që prej vitit 2019 mbart ngarkesën e një prej mëngjeseve më të frikshme që ka përjetuar vendi.
Tërmeti më i fuqishëm i pesë dekadave të fundit goditi saktësisht 6 vjet më parë, në orën 07:10, kur toka u drodh me intensitetin 5.4 ballë, duke shkaktuar panik dhe shkatërrime të mëdha.
Bilanci ishte i rëndë: 51 viktima, 913 të plagosur, 203 mijë të prekur, prej të cilëve 48 mijë drejtpërdrejt; 17 mijë të zhvendosur dhe dëme që arritën 986 milionë euro, nga të cilat 86% humbje private.
Humbjet e pasiguruara private
Në kaosin e ditëve që pasuan, pakkush u ndal të reflektonte mbi faktin se pjesa dërrmuese e këtyre dëmeve ishin të pasiguruara dhe një barrë prej 800 milionë euro dëmesh mbetën në kurrizin e vetë qytetarëve, familjeve dhe bizneseve, si një faturë e rëndë e mossigurimit të banesës, pronës apo bizneseve.
Të parët që u rikthyen më shpejt në normalitetin financiar pas nëntorit të tmerrshëm ishin ata që kishin zgjedhur të siguronin pronat e tyre.
Kompanitë e sigurimit reaguan, SIGAL Insurance Group spikati për shpejtësinë dhe seriozitetin e dëmshpërblimeve. Shprehja: “SIGAL do të jetë pranë teje kur askush tjetër të mos mundet”, u mishërua plotësisht.


SIGAL IG, pranë qytetarëve të prekur
Menjëherë pas ngjarjes, SIGAL IG mobilizoi të gjithë inxhinierët dhe ekspertët e vlerësimit të dëmeve, duke nisur verifikimet dhe pagesat pa humbur kohë.
Në bazë të kontratave të sigurimit, SIGAL dëmshpërbleu në kohë rekord rreth 2,200 familje dhe biznese, në një vlerë që kaloi 15 milionë euro. Edhe për tërmetin e shtatorit 2019, kompania kishte paguar më parë 1.5 milionë euro për 450 raste.

2025, Shqipëria në të gjitha hartat e rrezikut: NEVOJA PËR SIGURIME
Sot, 6 vjet më vonë, Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me rrezik të lartë nga zjarret, tërmetet dhe përmbytjet. Të mos sigurosh pronën apo biznesin është një vendim i rrezikshëm, sidomos në një vend ku natyra ka treguar se godet pa paralajmërim; zjarret pushtojnë kodrina dhe qytete dhe ku lumenjtë nuk dëshmojnë mëshirë në dimër.

Kompani të qëndrueshme dhe të dëshmuara si SIGAL IG, vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2025 ka paguar 15 milionë euro dëme, përkatësisht një të katërtën e të gjitha dëmeve të tregut të sigurimeve në vend.
Në prag të 26 nëntorit, kujtimi i dhimbshëm i asaj dite na kujton një të vërtetë: Sigurimi është garancia që humbjet financiare nuk mund të na paralizojnë jetë normale. SIGAL IG e ka provuar këtë, ndaj për 1 euro/ metri katror siguroje frytin e kursimeve, investimeve dhe punës tënde, online në sigal.com.al, ose edhe në pikën më të afërt fizike.




