1.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShoqata e siguruesve shqiptarë apelon kujdes dhe kontrolle për Ditën Ndërkombëtare të...

Shoqata e siguruesve shqiptarë apelon kujdes dhe kontrolle për Ditën Ndërkombëtare të Diabetit

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje kronike, që ka përhapje të lartë në vend.

Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit me prevalencë të rritur të diabetit, për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhen me stilin e jetesës, trashëgiminë dhe vonesat në diagnostikim.

Sipas të dhënave, rreth 100 mijë persona në vend jetojnë me diabet, ndërsa afro 20% e tyre nuk e dinë ende që e kanë këtë sëmundje. Vetëm gjatë vitit 2024 janë identifikuar 4 mijë raste të reja përmes kontrollit bazë shëndetësor.

Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zgjedhur moton “Diabeti në fazat e jetës”, duke nxjerrë në pah të drejtën e çdo personi për akses në kujdes të integruar shëndetësor dhe politika që mbrojnë shëndetin në çdo moshë.

Shoqata thekson se karta e sigurimit shëndetësor mundëson qytetarëve të kenë qasje më të lehtë në qendrat shëndetësore dhe spitalet private për check-up dhe kontrolle periodike.

Në këtë kontekst, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apelon që qytetarët të mos e lënë pas dore kontrollin e tyre shëndetësor, duke nënvizuar se një vizitë sot mund të parandalojë komplikacione të rënda dhe të rrisë cilësinë e jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat