17.5 C
Tirana
Friday, November 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKryeministri Rama në konferencën ndërkombëtare vjetore të siguruesve: Proaktivitet për rimëkëmbje dhe...

Kryeministri Rama në konferencën ndërkombëtare vjetore të siguruesve: Proaktivitet për rimëkëmbje dhe më shumë mbrojtje

Kryeministri Edi Rama ishte pjesëmarrës dhe folës në ditën e dytë të Konferencës Vjetore të IASI-t, që mbahet në Tiranë. Në fjalën e tij  u shpreh se bota po bëhet më e pasigurt, me kërcënime klimatike, kibernetike dhe ekonomike, të cilat kërkojnë zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, afati për të arritur objektivat e klimës po mbyllet dhe pasojat e mosveprimit po ndikojnë drejtpërdrejt ekonomitë dhe jetën e përditshme. Kryeministri njohu faktin se industria e sigurimeve po përballet me sfida të jashtëzakonshme për të kthyer rrezikun në rezistencë e rimëkëmbje dhe siguri të përbashkët. Z. Rama shtoi se edhe pse nuk mund të parashikohet çdo katastrofë, me një qasje proaktive mund të ndërtohet rezistencë, aftësi rimëkëmbëse dhe të mbrohen familjet dhe bizneset që mbeten të pambrojtura.

“Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret, termetet, mund të fshijë vite pune të mundimshme, duke i lënë ata të pambrojtur, të vuajnë më gjatë dhe të investojnë shumë më pak në të ardhmen e tyre. Rruga përpara është e qartë: ne duhet të zgjerojmë rrjetat tona të sigurisë për të përfshirë më shumë individë, sektorë dhe lloje rreziqesh dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të jenë të mundshme për t’u marrë nga gjithkush”, identifikoi ai si mundësi të së ardhmes.

Shtimi i platformave digjitale, lehtësitë për mikrosigurim që shtojnë më shumë të pamundur në skemat e sigurimeve, edukimi financiar i qytetarëve, ishin disa piketa në fjalën kryeministrore se si roli i sigurimeve mund të rritej në nivel kombëtar.

Po ashtu, ai e trajtoi edhe ndërkombëtarisht, duke njohur faktin se gjithnjë e më pak rreziqet mbeten vetëm brenda kufijve të një vendi: “as strategjitë tona nuk duhet të kufizohen. Duke mbledhur bashkë burime, duke ndarë pikëpamje, duke harmonizuar politika mes vendeve, ndërtojmë një përgjigje më të fortë ndaj krizave, ndërkohë e bëjmë më të lehtë për tregjet e vogla të angazhohen në sigurimet dhe investimet ndërkombëtare. Një qasje e mirëkoordinuar ndaj ndarjes së riskut, sidomos përmes qeverisë dhe partneriteteve me sigurimet, si politikat për katastrofat kombëtare apo risigurimet për të qëndruar në bujqësi, sjellin si rezultat zgjerimin e mbulimit, uljen e primeve dhe përshpejton procesin e rimëkëmbjes.”

Kryeministri Rama u shpreh po ashtu se procesi i harmonizimit me legjislacionin e BE të legjislacionit tone të shërbimeve financiare do të synojë të ndërtojë besim, rezistencë dhe gjithpërfshirje.

Përparimi është tashmë i dukshëm, siç theksohet edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian. Modernizimi i mbikëqyrjes së sigurimeve në Shqipëri dhe harmonizimi gradual me standardet e BE shënojnë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më të sigurt dhe të integruar financiarisht. Përpjekjet modernizuese në Shqipëri i çelin rrugën një rrjeti më të sigurt e të integruar financiar”, veçoi ai.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke e drejtuar peshën e rëndësisë te nevoja e një strategjie gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetin, si rrugë efikase e zbutjes së rreziqeve fiskale nga katastrofat natyrore. Po ashtu ai shenjoi nevojën e orientimit të sistemeve financiare drejt praktikave më të gjelbra. Kryeministri Rama e mbajti fjalën e tij në ditën e dytë të Konferencës së IASI-t.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat