12.5 C
Tirana
Friday, November 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve bën thirrje: Kujdes dokumentacionin e dëmit, kyç për procesin...

Shoqata e Siguruesve bën thirrje: Kujdes dokumentacionin e dëmit, kyç për procesin e dëmshpërblimit të shpejtë dhe ligjor

Procesi i dëmshpërblimit mbetet elementi kyç që e shndërron sigurimin në mbrojtje reale për konsumatorin në momentet e papritura.

Këtë thirrje e bëri dje Shoqata e Siguruesve përmes faqes së tyre zyrtare.

Çdo procedurë nis me njoftimin e menjëhershëm të kompanisë, i cili sot mund të kryhet edhe online përmes faqeve apo aplikacioneve zyrtare.

Më pas, ekspertët verifikojnë dëmin dhe konsumatori paraqet dokumentet përkatëse, si foto, video dhe faturat e riparimeve.

Pas dorëzimit të plotë të dokumentacionit, kompania vlerëson kërkesën dhe, zakonisht, kryen pagesën brenda pak ditësh pune.

Kompanitë shqiptare po dixhitalizojnë gjithnjë e më shumë procesin, që ofron raportim dhe ndjekje online të dëmeve.

Procesi i dëmshpërblimit mbetet prova më e qartë e vlerës së një sigurimi dhe kërkon transparencë e bashkëpunim mes palëve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë vijon angazhimin për rritjen e standardeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat