Z. Jonathan Dixon, Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, hapi punimet e Konferencës Vjetore IAIS 2025, duke uruar mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet prestigjioz, i cili zhvillohet për herë të parë në Ballkan.
Pas fjalës së tij të hapjes, të pranishmit u përshëndetën nga Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi.
Në fjalën e saj ajo theksoi: “Është një nder për Autoritetin, por edhe një kënaqësi personale, t’ju përshëndes të gjithëve ju që jeni mbledhur në kryeqytetin tonë të bukur, Tiranë, nga mbarë bota.”
Konferenca IAIS 2025 nisi dje, duke e shndërruar Tiranën në qendrën botërore të sektorit të sigurimeve për disa ditë.
Znj. Kaçi e vuri pikërisht theksin te rëndësia simbolike dhe praktike që ky aktivitet ka për sektorin e sigurimeve, për qytetin e Tiranës dhe për Shqipërinë.




