17.5 C
Tirana
Wednesday, November 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeDrejtorja e Shoqatës Evropiane të Siguruesve, Thea Utoft Høj Jensen, në Shqipëri...

Drejtorja e Shoqatës Evropiane të Siguruesve, Thea Utoft Høj Jensen, në Shqipëri takim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë

Drejtoresha e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Europës (Insurance Europe) dhe njëherësh Sekretare e Përgjithshme e Federatës Globale të Shoqatave të Sigurimeve (GFIA), znj. Thea Utoft Høj Jensen, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga përfaqësuesit e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të komiteteve dhe ekspertë të kompanive shqiptare të sigurimeve, të cilët ndanë përvojat dhe sfidat e tregut vendas, me fokus në zhvillimin e produkteve të sigurimit të shëndetit, jetës dhe pronës, si dhe në përballimin e rreziqeve të lidhura me fatkeqësitë natyrore.

Në fjalën e saj të mirëseardhjes, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj. Mimoza Hajdarmataj, vlerësoi vizitën e znj. Jensen si “një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes tregut shqiptar të sigurimeve dhe atij europian”, duke e cilësuar gjithashtu si një mundësi të vlefshme për shkëmbim eksperiencash dhe rritje profesionale në sektor. Ajo theksoi se kompanitë shqiptare të sigurimeve po avancojnë me ritme të shpejta drejt standardeve europiane, veçanërisht në fushat e transparencës, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Nga ana e saj, znj. Jensen ndau përvojat dhe praktikat më të mira të tregjeve europiane dhe amerikane, duke vënë në dukje rëndësinë e edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit publik, sidomos tek të rinjtë dhe bizneset, për rolin që luajnë sigurimet në zhvillimin ekonomik e social të një vendi. Ajo prezantoi gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit dhe programeve të trajnimit profesional që ofron Shoqata Europiane e Siguruesve, për forcimin e kapaciteteve të tregjeve anëtare dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta të sektorit.

Në përfundim të takimit, znj. Jensen garantoi mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë, ndërsa pjesëmarrësit shqiptarë shprehën interes për thellimin e partneriteteve me institucionet europiane të sigurimeve, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e dialogut me vendimmarrësit politikë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat